Në Dobërçan, vijuesit e mësimbesimit përfunduan hatmen e Kur’anit !

Sot në xhaminë e fshati Dobërçan me rastin e përfundimit të hatmes së Kur’anit të 7 nxënësve dy djem dhe pesë vajzave u mbajt manifestimi i duasë së hatmes përgatitur nga imami i xhamisë mulla Januz Ramadani.

Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i KBI-së Naim ef Aliu dhe kryeimami i KBI-së Iljaz ef Mustafa dhe profesori i medresesë paralelja në Gjilan Mustafë Hajdari dhe imami i xhamisë së dytë Dobërçanit,  Fazli Bunjaku.

Në fillim kryetari Naim ef Aliu mbajti një fjalim duke i përshëndetur të pranishmit dhe foli rreth vlerës dhe rëndësisë së mbajtjes së mësim besimit, po ashtu kryetari përgëzoi nxënësit dhe familjet e tyre si dhe imamin e xhamisë Januz Ramadanin për angazhimin e tij, dhe iu premtoj se KBI do ti mbështes të gjithë imamët të cilët angazhohet dhe mbajnë mësim besimin.

Më pas nxënësit paraqitën programin e tyre të përgatitur për këtë manifestim duke lexuar disa pjesë nga Kur’ani famë lart, ndërsa kryeimami në fund e bëri duan e hatmes.

Në fund  kryetari efendi Aliu, ndau çcertifikata për nxënësit të cilët e kanë kryer hatmen e Kur’anit dhe një mirënjohje për imamin e xhamisë për punën e tij. Krejt në fund imami i xhamisë Januz ef. Ramadani falënderoi KBI-në kryetarin, kryeimami dhe të pranishmit. Manifestimin e moderoi kryeimami Iljaz ef, Mustafa.