Free Porn
xbporn

MREKULLIA E ISRASË DHE MIRAXHIT

Israja dhe Miraxhi janë dy nga muëxhizet më të theksuara dhe  më të dalluara të Pejgamberit Muhamed a.s., pastë paqen  dhe mëshirën e Allahut. Janë këto mrekulli që e motivojnë dhe detyrojnë mendjen dhe logjikën e njeriut normal të mendoj dhe meditojë më tepër rreth Krijuesit dhe fuqisë së Tij të pakufishme, ndërsa për besimtarët këto ofrojnë  një stimulim shtesë për forcimin e besimit dhe ngritjen e shkallës së vetëdijes së tyre fetare dhe njerëzore.

Mu atëherë kur Muhammedi a .s. kishte pësuar një mërzi të madhe dhe goditje, në kuptimin e përkrahjes, me vdekjen e axhës së tij Ebu Talibit. Mu atëherë kur nga ai dhe jeta e kësaj bote u largua e shkoi për në amshim gruaja e tij dhe nëna e gjithë muslimanëve – Hadixheja r. a.. Mu atëherë kur Muhammedi a.s. në vend të përkrahjes dhe mbështetjes së misionit të tij, në Taif përjetoi zhgënjim, fyerje dhe përbuzje bile edhe lëndime nga idhujtarët-banorët e Taifit, ai s. a .s., ai do të ngushëllohet, do të qetësohet,  do të inkurajohet për suksese të reja me ftesën që ia bëri All-llahu xh. sh. atij për t’u takuar me të në hapësirat më të larta e më të skajshme qiellore. Janë dy këto ndodhi që fillimisht do të nisin me Isranë  (udhëtim nate prej Qebes në Mekke deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem) dhe Miraxhin (ngjitje në sferat e larta qiellore), si  dy sihariqe, ngjarjeve dhe ndodhive më të jashtëzakonshme që do ta shoqëronin Muhammedin a. s., krahas muxhizës më të madhe të tij që ishte shpallja e Kur’anit fisnik, i cili ka qenë e do të mbetet sfidues i paarritshëm dhe i papërsëritshëm përgjithmonë. Kjo ngjarje, e cila quhet Isra dhe Miëraxh është përcjellë dhe është theksuar si në Kur’an ashtu edhe në hadithet e Pejgamberit a.s. Në Kur’an , në suren e emërtuar me emrin “El-Isra”, në ajetin e parë të saj, All-llahu xh.sh. thotë:e

سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنْ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الْأَقْصَى الَّذِي بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا إِنَّه هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ.

 “I pastër dhe i zhveshur nga çdo e metë është Ai, i cili e udhëtoi (e barti) robin e Vet natën prej Xhamisë së shenjtë (Qabesë) deri në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, për t’i treguar atij (Muhamedit) disa nga shenjat (argumentet) tona. Vërtet Ai (Allahu) dëgjon gjithçka dhe sheh çdo gjë” (El-Isra, 1).[1]

Me këtë  ajet  vërtetohet se ndodhia e Israsë, sikundër edhe Miraxhi  ishte edhe një sfidë e një surprizë- befasi e këndshme për Pejgamberi a. s. e cila konsistonte të  jetë si një zgjatje e dorës së përkrahjes, mbështetjes dhe mëshirës nga ana e Allahut xh.sh.  Muhammedit a. s.  madje, edhe si qetësim dhe prehje shpirtërore, për robin dhe të dërguarin e Tij-Muhammedin a. s. i cili kishte pësuar  një tronditje provizore, por jo e pakapërcyeshme kohëve të fundit. Është fakt se Israja dhe Miraxhi erdhën në formë respekti dhe nderimi për Muhamedin s. a. v. s, madje konfirmimin e mbështetjes hyjnore për  vazhdimin dhe qëndrueshmërinë në misionin e tij dhe dëshmi se Allahu nuk e ka anashkaluar.

Po ju referuam Kur’anit, nga ai do të mësojmë se i dërguari i Tij Muhammedi a.s. më këtë udhëtim Isranë (udhëtim nate prej Qabes në Mekke deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem) dhe Miëraxh (ngjitje në sferat e larta qiellore) e që  arriti deri në majën më të lartë qiellore “Sidretu El- Munteha”, tek një pemë që ngjet të jetë pikë referimi, tek e cila nuk ka shkelur asnjë krijesë madje as vetë Xhibrilit- e që Muhammedit a. s. iu dha mundësia, që atje drejtpërdrejt, pa asnjë ndërmjetësim, të shohë, krijime, mrekulli e argumentet që dëshmojnë për Madhërinë  dhe Fuqinë e Allahut xh. sh..

Kur’ani thotë:

  1. Dhe i shpalli robit të Tij (All-llahu) atë që ia shpalli. فَأَوْحَىٰ إِلَىٰ عَبْدِهِ مَا أَوْحَىٰ ﴿١٠﴾
  2. Zemra nuk e mohoi atë që e pa (me sy). مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَىٰ ﴿١١﴾
  3. A po i bëri debat atij për atë që e pa. أَفَتُمَارُونَهُ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ ﴿١٢﴾
  4. Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَىٰ ﴿١٣﴾
  5. E ka parë tek Sidretu El- Munteha, عِندَ سِدْرَةِ الْمُنتَهَىٰ ﴿١٤﴾
  6. Që pranë saj gjendet Xhenetul Meë’va. عِندَهَا جَنَّةُ الْمَأْوَىٰ ﴿١٥﴾
  7. Atëherë kur Sidren e mbuloi çfarë e mubloi. إِذْ يَغْشَى السِّدْرَةَ مَا يَغْشَىٰ ﴿١٦﴾
  8. Shikimi i (Muhamedit) as nuk lakoi as nuk tejkaloi. مَا زَاغَ الْبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ ﴿١٧﴾

لَقَدْ رَأَىٰ مِنْ آيَاتِ رَبِّهِ الْكُبْرَىٰ ﴿١٨﴾

  1. Ai (Muhamedi) vërtetë pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet”.[2]

 (En-nexhm, 10-18).

Të dhënat historike dhe hadithet e Pejgamberit tregojnë se udhëtimi i Muhammedit a. s. u bë pas një përgatitje shpirtërore dhe trupore të tij, pasi iu paskësh pastrua zemra në Mekë, i dërguari i Allahut u nis nga Qabeja me Burakun-kafshë e shpejtë për kalerim (më e vogël se mushka e më e madhe se gomari e më shpejtësi drite),në përcjellje të Xhibrilit arrinë në Bejtu-l-Makdis-Jerusalem-Palestinë. Më të arritur në këtë vend, Pejamberi a. s. e lidhi burakun për hallkën e derës së xhamisë dhe këtu ka falur namaz bashkë me pejgamberët tjerë madje edhe iu kishte pri në namaz – ishte bërë  imam atyre.

Edhe poeti Tahir Lluka në vitin 1873 e cili e shkroi apo e adaptoi „Mevludin“ në shqip, të cilin sipas të gjitha gjasave e botoi më 1907 hoxhë Tahir Halil Popova, në lidhje më këtë ngjarje thotë, citoj:

Pejgamberi dul imam i gjithë shejtënisë-

Dy reqatë i fali me emër të Perëndisë” [3]

Sipas një varianti tjetër këtë namaz Muhamedi s.a.v.s. e ka falur bashkë me pejgamberët pasi ka zbritur nga miëraxhi.

Hadithe që i referohen ngjarjen e Israsë dhe të miëraxhit janë transmetuar nga 25 sehabinj te mëdhenj, e ndër ta edhe: Enes b. Malik, Omer b. Hattab, Aliu, Ibni Mes’udi, Ebu Dherri, Malik b. Sa’sa’, Ebu Hurejre, Ebu Seid, Ibni Abbas, Sheddad b. Evs, Ubej b. Ka’b, Abdurrahman b. Kuredh, Ebu Habbe (أبو حبة), Ebu Lejla El Ensariu, Abdullah b. Amr, Xhabiri, Hudhejfe, Burejde, Ebu Ejjubi, Ebu Umame, Semure b. Xhundub, Ebu’l Hamra, Suhejb Err Rrumi, Ummi Hani, Aishe dhe Esmaja, paçin paqen e Alllahut dhe bekimin e Tij..

Në hadithe të Pejgamberit a. s. Isranë dhe Miraxhin e gjejmë edhe tek një transmetim të Enesit r .a. të rrëfyerr prej Malik ibni Sa’sa’as  r. a., i cili i ka përcjellë rrëfimin  e Pejgamberit a. s. kur ai  u ka treguar sehabëve për natën e Israsë dhe Miraxhit, duke thënë:

حَدَّثَنَا هُدْبَةُ بْنُ خَالِدٍ حَدَّثَنَا هَمَّامُ بْنُ يَحْيَى حَدَّثَنَا قَتَادَةُ عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ عَنْ مَالِكِ بْنِ صَعْصَعَةَ بَيْنَمَا أَنَا فِى » – رضى الله عنهما – أَنَّ نَبِىَّ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم حَدَّثَهُمْ عَنْ لَيْلَةَ أُسْرِىَ بِهِ الْحَطِيمِ – وَرُبَّمَا قَالَ فِى الْحِجْرِ – مُضْطَجِعاً ، إِذْ أَتَانِى آتٍ فَقَدَّ – قَالَ وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ فَشَقَّ – مَابَيْنَ هَذِهِ إِلَى هَذِهِ – فَقُلْتُ لِلْجَارُودِ وَهْوَ إِلَى جَنْبِى مَا يَعْنِى بِهِ قَالَ مِنْ ثُغْرَةِ نَحْرِهِ إِلَى شِعْرَتِهِ ، وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ مِنْ قَصِّهِ إِلَى شِعْرَتِهِ – فَاسْتَخْرَجَ قَلْبِى ، ثُمَّ أُتِيتُ بِطَسْتٍ مِنْ ذَهَبٍ مَمْلُوءَةٍ إِيمَاناً فَقَالَ لَهُ الْجَارُودُ – . « ، فَغُسِلَ قَلْبِى ثُمَّ حُشِىَ ، ثُمَّ أُوتِيتُ بِدَابَّةٍ دُونَ الْبَغْلِ وَفَوْقَ الْحِمَارِ أَبْيَضَ فَحُمِلْتُ عَلَيْهِ ، » – هُوَ الْبُرَاقُ يَا أَبَا حَمْزَةَ قَالَ أَنَسٌ نَعَمْ ، يَضَعُ خَطْوَهُ عِنْدَ أَقْصَى طَرْفِهِ فَانْطَلَقَ بِى جِبْرِيلُ حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ الدُّنْيَا فَاسْتَفْتَحَ ، فَقِيلَ مَنْ هَذَا قَالَ جِبْرِيل قِيلَ وَمَنْ مَعَكَ قَالَ مُحَمَّدٌ . قِيلَ وَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ قَالَ نَعَمْ . قِيلَ مَرْحَباً بِهِ ، فَنِعْمَ الْمَجِىءُ جَاءَ فَفَتَحَ ، فَلَمَّا خَلَصْتُ ، فَإِذَا فِيهَا آدَمُ ، فَقَالَ هَذَا أَبُوكَ آدَمُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ . فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ السَّلاَمَ ثُمَّ قَالَ مَرْحَباً بِالاِبْنِ الصَّالِحِ وَالنَّبِىِّ الصَّالِحِ . ثُمَّ صَعِدَ حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ الثَّانِيَةَ فَاسْتَفْتَحَ ، قِيلَ مَنْ هَذَا قَالَ جِبْرِيلُ . قِيلَ وَمَنْ مَعَكَ قَالَ مُحَمَّدٌ . قِيلَ وَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ قَالَ نَعَمْ . قِيلَ مَرْحَباً بِهِ فَنِعْمَ الْمَجِىءُ جَاءَ . فَفَتَحَ ، فَلَمَّا خَلَصْتُ ، إِذَا يَحْيَى وَعِيسَى ، وَهُمَا ابْنَا الْخَالَةِ قَالَ هَذَا يَحْيَى وَعِيسَى فَسَلِّمْ عَلَيْهِمَا . فَسَلَّمْتُ فَرَدَّا ، ثُمَّ قَالاَ مَرْحَباً بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِىِّ الصَّالِحِ . ثُمَّ صَعِدَ بِى إِلَى السَّمَاءِ الثَّالِثَةِ ، فَاسْتَفْتَحَ قِيلَ مَنْ هَذَا قَالَ جِبْرِيلُ . قِيلَ وَمَنْ مَعَكَ قَالَ مُحَمَّدٌ . قِيلَ وَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ قَالَ نَعَمْ . قِيلَ مَرْحَباً بِهِ ، فَنِعْمَ الْمَجِىءُ جَاءَ . فَفُتِحَ ، فَلَمَّا خَلَصْتُ إِذَا يُوسُفُ . قَالَ هَذَا يُوسُفُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ . فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ ، ثُمَّ قَالَ مَرْحَباً بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِىِّ الصَّالِحِ ، ثُمَّ صَعِدَ بِى حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ الرَّابِعَةَ ، فَاسْتَفْتَحَ ، قِيلَ مَنْ هَذَا قَالَ جِبْرِيلُ . قِيلَ وَمَنْ مَعَكَ قَالَ مُحَمَّدٌ . قِيلَ أَوَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ قَالَ نَعَمْ . قِيلَ مَرْحَباً بِهِ ، فَنِعْمَ الْمَجِىءُ جَاءَ . فَفُتِحَ ، فَلَمَّا خَلَصْتُ إِلَى إِدْرِيسَ قَالَ هَذَا إِدْرِيسُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ . فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ ثُمَّ قَالَ مَرْحَباً بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِىِّ الصَّالِحِ . ثُمَّ صَعِدَ بِى حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ الْخَامِسَةَ ، فَاسْتَفْتَحَ ، قِيلَ مَنْ هَذَا قَالَ جِبْرِيلُ . قِيلَ وَمَنْ مَعَكَ قَالَ مُحَمَّدٌ صلى الله عليه وسلم . قِيلَ وَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ قَالَ نَعَمْ . قِيلَ مَرْحَباً بِهِ ، فَنِعْمَ الْمَجِىءُ جَاءَ . َلَمَّا خَلَصْتُ فَإِذَا هَارُونُ قَالَ هَذَا هَارُونُ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ . فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ ثُمَّ قَالَ مَرْحَباً بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِىِّ الصَّالِحِ . ثُمَّ صَعِدَ بِى حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ السَّادِسَةَ ، فَاسْتَفْتَحَ ، قِيلَ مَنْ هَذَا قَالَ جِبْرِيلُ . قِيلَ مَنْ مَعَكَ قَالَ مُحَمَّدٌ . قِيلَ وَقَدْ أُرْسِلَ إِلَيْهِ قَالَ نَعَمْ . قَالَ مَرْحَباً بِهِ ، فَنِعْمَ الْمَجِىءُ جَاءَ ، فَلَمَّا خَلَصْتُ ، فَإِذَا مُوسَى قَالَ هَذَا مُوسَى فَسَلِّمْ عَلَيْهِ ، فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ ثُمَّ قَالَ مَرْحَباً بِالأَخِ الصَّالِحِ وَالنَّبِىِّ الصَّالِحِ . فَلَمَّا تَجَاوَزْتُ بَكَى ، قِيلَ لَهُ مَا يُبْكِيكَ قَالَ أَبْكِى لأَنَّ غُلاَماً بُعِثَ فبَعْدِى ، يَدْخُلُ الْجَنَّةَ مِنْ أُمَّتِهِ أَآْثَرُ مَنْ يَدْخُلُهَا مِنْ أُمَّتِى . ثُمَّ صَعِدَ بِى إِلَى السَّمَاءِ السَّابِعَةِ ، فَاسْتَفْتَحَ جِبْرِيلُ ، قِيلَ مَنْ هَذَا قَالَ جِبْرِيلُ . قِيلَ وَمَنْ مَعَكَ قَالَ مُحَمَّدٌ . قِيلَ وَقَدْ بُعِثَ إِلَيْهِ . قَالَ نَعَمْ . قَالَ مَرْحَباً بِهِ ، فَنِعْمَ الْمَجِىءُ جَاءَ فَلَمَّا خَلَصْتُ ، فَإِذَا إِبْرَاهِيمُ قَالَ هَذَا أَبُوكَ فَسَلِّمْ عَلَيْهِ .

قَالَ فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ ، فَرَدَّ السَّلاَمَ قَالَ مَرْحَباً بِالاِبْنِ الصَّالِحِ وَالنَّبِىِّ الصَّالِحِ . ثُمَّ رُفِعَتْ لِى سِدْرَةُ

الْمُنْتَهَى ، فَإِذَا نَبِقُهَا مِثْلُ قِلاَلِ هَجَرَ ، وَإِذَا وَرَقُهَا مِثْلُ آذَانِ الْفِيَلَةِ قَالَ هَذِهِ سِدْرَةُ الْمُنْتَهَى ، وَإِذَا أَرْبَعَةُ أَنْهَارٍ نَهْرَانِ بَاطِنَانِ ، وَنَهْرَانِ ظَاهِرَانِ . فَقُلْتُ مَا هَذَانِ يَا جِبْرِيلُ قَالَ أَمَّا الْبَاطِنَانِ

فَنَهَرَانِ فِى الْجَنَّةِ ، وَأَمَّا الظَّاهِرَانِ فَالنِّيلُ وَالْفُرَاتُ . ثُمَّ رُفِعَ لِى الْبَيْتُ الْمَعْمُورُ ، ثُمَّ أُتِيتُ بِإِنَاءٍ مِنْ خَمْرٍ ، وَإِنَاءٍ مِنْ لَبَنٍ وَإِنَاءٍ مِنْ عَسَلٍ ، فَأَخَذْتُ اللَّبَنَ ، فَقَالَ هِىَ الْفِطْرَةُ أَنْتَ عَلَيْهَا وَأُمَّتُكَ.

ثُمَّ فُرِضَتْ عَلَىَّ الصَّلَوَاتُ خَمْسِينَ صَلاَةً آُلَّ يَوْمٍ . فَرَجَعْتُ فَمَرَرْتُ عَلَى مُوسَى ، فَقَالَ بِمَا

أُمِرْتَ قَالَ أُمِرْتُ بِخَمْسِينَ صَلاَةً آُلَّ يَوْمٍ . قَالَ إِنَّ أُمَّتَكَ لاَ تَسْتَطِيعُ خَمْسِينَ صَلاَةً آُلَّ يَوْمٍ ،

وَإِنِّى وَاللَّهِ قَدْ جَرَّبْتُ النَّاسَ قَبْلَكَ ، وَعَالَجْتُ بَنِى إِسْرَائِيلَ أَشَدَّ الْمُعَالَجَةِ ، فَارْجِعْ إِلَى رَبِّكَ

فَاسْأَلْهُ التَّخْفِيفَ لأُمَّتِكَ . فَرَجَعْتُ ، فَوَضَعَ عَنِّى عَشْراً ، فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى فَقَالَ مِثْلَهُ ،

فَرَجَعْتُ فَوَضَعَ عَنِّى عَشْراً ، فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى فَقَالَ مِثْلَهُ ، فَرَجَعْتُ فَوَضَعَ عَنِّى عَشْراً ،

فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى فَقَالَ مِثْلَهُ ، فَرَجَعْتُ فَأُمِرْتُ بِعَشْرِ صَلَوَاتٍ آُلَّ يَوْمٍ ، فَرَجَعْتُ فَقَالَ مِثْلَهُ ،

فَرَجَعْتُ فَأُمِرْتُ بِخَمْسِ صَلَوَاتٍ آُلَّ يَوْمٍ ، فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى ، فَقَالَ بِمَا أُمِرْتَ قُلْتُ أُمِرْتُ

بِخَمْسِ صَلَوَاتٍ آُلَّ يَوْمٍ . قَالَ إِنَّ أُمَّتَكَ لاَ تَسْتَطِيعُ خَمْسَ صَلَوَاتٍ آُلَّ يَوْمٍ ، وَإِنِّى قَدْ جَرَّبْتُ

النَّاسَ قَبْلَكَ ، وَعَالَجْتُ بَنِى إِسْرَائِيلَ أَشَدَّ الْمُعَالَجَةِ ، فَارْجِعْ إِلَى رَبِّكَ فَاسْأَلْهُ التَّخْفِيفَ لأُمَّتِكَ .

قَالَ سَأَلْتُ رَبِّى حَتَّى اسْتَحْيَيْتُ ، وَلَكِنْ أَرْضَى وَأُسَلِّمُ – قَالَ – فَلَمَّا جَاوَزْتُ نَادَى مُنَادٍ أَمْضَيْتُ فريضتي وَخَفَّفْتُ عَنْ عِبَادِى.

البخارى – مناقب الأنصار, باب ٤٢ – ٣٨٨٧.

Rrëfen Pejgamberi a. s.

“Derisa isha në Hatim ( vend në afërsi të Qabes)-sipas një transmetimi thuhet edhe kjo: (në një gjendje midis gjumit e zgjimit) – më erdhi njëri dhe ma çau (gjoksin) prej këtu e deri këtu (duke bërë me shenjë prej zgavrës së fytit e deri ku mbijnë qimet në fund të barkut). Ma nxori zemrën dhe e sollën një enë floriri të mabushur me iman-besim, ma lajtën, ma mbushën (me iman) dhe ma kthyen në vend.

 “Ma sollën një kafshë të bardhë, që ishte më e vogël se mushka e më e madhe se gomari. Ishte ky Buraku, i cili merrte rrugë duke i vënë këmbët e para atje ku mbërrinte shikimi. Më hipën mbi të e kështu vazhduam derisa arritëm ne Kuds, dhe aty e lidha Burakun tek vendi, ku i lidhin Pejgamberët, a.s. e pastaj hyra ne xhami dhe fala dy rekate namaz.

Pastaj dola e Xhibrili ma solli një enë me verë dhe një tjetër me qumësht. E zgjodha qumështin, e ai me tha: E zgjodhe të natyrshmen.

Pastaj më mori me vete Xhibrili a. s., e u ngritëm dhe mbërritëm deri tek qielli i dunjasë.

Këtu: “Xhibrili lypi leje për t’u hapur dera.

I thanë (melekët mbrojtës të qiellit): Kush është?

U tha: Xhibrili.

I thanë: Kush është me ty?

U tha: Muhammedi a. s.

I thanë: A iu paska dërguar ftesa për miëraxh?

! U tha: Po.

Thanë: Mirë se vjen! Na gëzon ardhja e tij!’

U hap dera dhe ja Ademi. Me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua me të mira.

Takimi i Muhammedit a.s. me pejgamber

-Takimi i Muhammedit a.s. me pejgamber nisi me Ademin a. s. në qiellin e kësaj bote.

-E në qiellin e dytë u takua me dy pejgamberët: Isanë dhe Jahjanë.

-Në qiellin e tretë u takua me simbolin e bukurisë, Jusufin a.s.

-Në qiellin e katërt u takua me Idrisin a. s.

-Në qiellin e pestë u takua me Harunin – vëllain e Musasë a. s.

-Në të gjashtin u takua me vetë Musanë a. s. e,

-Në të shtatin me Ibrahimin, të cilin e gjeti mbështetur në shpinë në Bejtu El- Maëmurë.

Pastaj, thotë Muhammedi a. s. u barta-udhëtova deri në “Sidretu El-Munteha”. Sidretu El-Muntehaja është pemë, në pikën më të lartë të qiellit. Shkaku se perse është emërtuar me këtë emër është treguar  në versione të ndryshme.

Imam Neveviu thotë se: “Është quajtur Sidretu El- munteha ngase dituria e melaikeve përfundon atje, dhe askush, përveç Pejgamberit, a.s. nuk e ka kaluar përtej”.

Ibni Dehijjeh ka thënë: “Është zgjedhur Sidretu El- Munteha karshi tjerave për arsye se ajo veçohet me tri gjera:

-Hije te shtrirë,

– ushqim-shije të mirë dhe

-erë të këndshme.

Dhe, këtë e ka krahasuar me besimin, i cili përbehet nga fjala, vepra dhe nijeti.

– Hija e saj i ngjan veprës,

– ushqimi i saj i ngjan nijetit, ndërsa

– era e këndshme i ngjan fjalës.

Atje, në pikën më të lartë,  në “Sidretu El- munteha” thotë Muhammedi a.s. se Allllau Xh. Sh. “Me frymëzoi çfarë me frymëzoi, e ndër të tjera më obligoi me 50 namaze për çdo ditë dhe natë për ummetin – komunitetin tim”.

Më pastaj zbrita, derisa arrita tek Musai, i cili me pyeti se: “Çka i obligoi Zoti yt ummetit tënd”?

Pesëdhjetë namaze,- ia ktheva.

Kthehu tek Zoti yt dhe lute për lehtësim-zvogëlim të numrit të namazeve, ngase ummeti yt nuk  kanë gatishmëri ta bëjnë këtë. Unë i kam sprovuar izraelitet me obligime – dhe kam përvojë të hidhur me ta,  i tha Musai.

U ktheva tek Zoti im dhe me modesti i thashë: O Zoti im! Lehtësoje-zvogëloja farzet ummetit tim-?Allahu iu përgjigj kërkesës së Pejgamberit e i  lehtësoi duke ia hequr pesë namaze.

U ktheva tek Musai dhe i thashë: M’i hoqi pesë namaze.

Tha: Ummeti yt nuk kanë gatishmëri ta bëjnë as këtë. Kthehu tek Zoti yt dhe lute për lehtësim!

Thotë Pejgamberi a.s.:

“Vazhdova te shkojë tek Zoti im e te kthehem tek Musai derisa më në fund më  tha:

يا محمدُ! إنهنَّ خمسُ صلواتٍ لكلِّ يومٍ و ليلةٍ.  لِكلِّ صلاةٍ عشرٌ فَتلكَ خمسون صلاةً.  و من هَمَّ بحسنةٍ فلم يعمَلْهَا كتبتُ له حسنةٌ فإن عَمَلَها كتبت له عشرا. و من هم بسيئة فلم يعملها لم تكتب شيئا فإن عملها كتبت سيئة واحدة.

“O Muhammed! I keni për obligim-farz pesë namaze për çdo ditë dhe natë. Për një namaz të falur i llogaris dhjetë, dhe kështu ato bëhen 50-të. Kush dëshiron ta bëjë ndonjë të mirë, por nuk e arrin ta bëjë, ia shkruaj një të mirë, ndërsa nëse e bën ia shkruaj dhjetë të mira. Po kush pretendon ta bëjë ndonjë të keqe e që nuk arrin ta bëjë, nuk i shkruhet atij asgjë, e nëse e bën i shkruhet vetëm një e keqe”.

Ja kështu përfundoi dialogu në Mes Allahut dhe të dërguarit të Tij-Muhammedit a.s. në lidhje me obligushmerinë e namazit, në Natën Miraxhit, i cili përfundoi me një lehtësim të madh nga 50-të në pesë namaze por që vlerësohet dhe shpërblehet për pesëdhjetë. Ishte premtim i Allahut që edhe për  një vepër të mirë të bërë, besimtari musliman të  shpërblehet dhjetë fish, e për nijetin e mirë por të pa realizuar të shkruhet një e mirë. Një vepër e keqe regjistrohet si një, ndërsa synimi i keq por i pa realizuar nuk regjistrohet fare. Janë këto favore dhe vlera që nuk mund ti ofron kush tjetër përveç Allahut  i qofshim falë, e që u fituan Natën e Miraxhit me përkushtimin e pa parë të Pejgamberit Muhammed a.s..

Koha e udhëtimit. Për përcaktimin e kohës; ditën, javën, muajin dhe vitin e ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit ka mendime, jo krejtësisht të harmonizuar në mes të dijetarëve, por ajo që konsiderohet dhe llogaritet si me e saktë është se: Israja dhe Miraxhi kanë ndodhur një vit e katër muaj para hixhretit. Këtë mendim e përkrahin një grup i madh dijetarësh.

Bazuar në të dhënat historike e sipas shumicës së historianëve, Israja ka ndodhur një vit e katër muaj para hixhretit, shpërnguljes prej Mekkes për në Medine. Ndodhi kjo në vitin e 12-të të pejgamberisë së Muhammed Mustafasë . Ky udhëtim është bërë natën e 27-të të muajit Rexheb, në vitin 621 të erës sonë . Ndodhi të hënën, natë e cila është karakteristike për vetë Pejgamberin a. s. sepse ngjarjet më kulminante në historinë e lavdishme islame ndodhën netëve të hëna:

-Të hënën u lind Muhamedi a.s.,

– të hënën e udhëtoi Allahu në Isra dhe Miëraxhë,

– të hënën ishte hixhreti -shpërngulja e tij e bekuar dhe poashtu

– të hënën shpirti i tij i bekuar shkoi në amshim-tek Allahu xh.sh.

Do përmendur se në këtë natë  zbritën edhe dy ajetet e fundit të Sures El-Bekare :

آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا اُنْزِلَ اِلَيْهِ مِنْ رَبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَط كلٌّ آمَنَ بِاللَّهِ وَمَلَئِكَتِهِ وَكتُبِهِ وَرُسُلِهِط لاَ نُفَرِّقُ

بَيْنَ اَحَدٍ مِنْ رُسُلِهِقف وَقَالُوا سَمِعْنَا وَاَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَاِلَيْكَ الْمَصِيرُ ( ٢٨٥ ) لاَ يُكَلِّفُ اللَّهُ

نَفْسًا اِلاَّ وُسْعَهَاط لَهَا مَا آكسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَااكتَسَبَتْط رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذْنَا اِنْ نَسِينَا اَوْ اَخْطَاْنَاج رَبَّنَا

وَلاَ تَحْمِلْ عَلَيْنَا اِصْرًا آَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِنَاج رَبَّنَا وَلاَ تُحَمِّلْنَا مَا لاَ طَاقَةَ لَنَا بِهِج

وَاعْفُ عَنَّاقف وَاغْفِرْ لَناَقف وَارْحَمْناَقف اَنْتَ مَوْلَينَا فَانْصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ ( ٢٨٦

 

Vlera dhe urtësia e udhëtimit.

Urtësitë e kësaj ndodhie madhështore mund t’i ndajmë ne dy aspekte:

  1. Urtësia hapësinore-vendit ku ndodhi ngjarja.

-Kaëb Ahbari ka thënë se dera e qiellit, e cila quhet ashensor (lift) i melaikeve është përballë Kudsit, kështu qe urtësia e Israsë, sipas dijetarëve, është që ngritja te bëhet ne mënyrë te drejtë vertikale për në qiell.

Është thënë edhe kështu se hapësira është përcaktuar si vend strategjik:

-për t’i parë te dy kiblet,

-për shkak se Kudsi ishte vendmigrim i shumë pejgamberëve,

-për shkak se është vendtubim i krijesave pas ringjalljes,

-për shkak se është më së afërmi me qiellin,  rreth 18 mile.

  1. Urtësia kohore. Ka ndodhur kjo ngjarje pas disa sprovave të mëdha ndaj Pejgamberit, a.s., dhe besimtarëve;

i vdiq gruaja Pegamberit a.s.,

i vdiq xhaxhai,

u persekutua ne Taif,

u maltretuan shumë besimtarë, shumë shokët të tij, shumë familjarë etj.

 

Informacioni i drejtë e i vërtetë

Më shoqërim të Xhibrilit a. s. e Muhammedi a. s.  kthehet sërish në Mekke në të njëjtën natë. Pejgamberi, a.s., posa u kthye e informoi Ummi Hanen për ndodhinë madje edhe i tha se do te dal dhe se do ti informoj njerëzit për ndodhinë. Ajo shprehi në dozë frike për te ngase pabesimtarët mund ta përgënjeshtrojnë. Por, Pejgamberi a.s. ishte këmbëngulës në ketë dhe nuk u hamend aspak. Ne rruge për tek vendi ku mblidhej paria kurejshite, u takua me njërin prej tyre dhe ia rrëfeu ngjarjen. Ky njeri mendoi se, meqë ishte i vetmuar, Muhammedi, a.s.  po e shfrytëzon rastin  që ta bënte për vete, andaj i tha: Nëse shkoj dhe i thërras te tjerët a ua thua këtë edhe atyre? Përgjigjja e Muhamedit a.s. ishte se: po. Personi ne fjalë shkoi dhe ua tha lajmin pabesimtarëve. Muhammedi a.s. i lajmëron shokët e vet po edhe kurejshitët që ende nuk i besonin për ndodhinë e Israsë dhe Miëraxhit. Tregimi i kësaj ngjarjeje, për muslimanët plotësisht të bindur ishte edhe një shkas plus për t’i besuar akoma më tepër Muhammedit a. s. por, kur mosbesimtarët e dëgjuan këtë rrëfim menduan se më në fund gjetën një arsye për t’u tallur e për të mos i besuar atij dhe filluan ta pyesnin për Mesxhidi Aksanë se sa dritare e dyer kishte sikundër edhe për elemente të tjera e gjëra që ata i kishin pa gjatë udhëtimeve të tyre dhe i njihnin. Pejgamberi a.s. rrëfen: “Kur më përgënjeshtruan kurejshitët (jobesimtarë) për Isranë dhe Miraxhin, dola në Hixhër dhe All-llahu ma paraqiti (përfytyroi) Bejtu El-Makdisin. Duke shikuar në të fillova t’i lajmëroja ata për shenjat karakteristikat  e asaj (Xhamie), (Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu). Pejgamberi i informoi edhe për karvanin  tregtar të  kurejshitëve se ai  do t’iu vinte kah mbrëmja, gjë që dhe ashtu ndodhi. Madje, Pejgamberi, a.s. ua kishte treguar disa detaje rreth karvanit, dhe kur u kthyen ata, te njëjta gjera i pohuan edhe vetë.

Tregohet se idhujtarët mekas i thanë Ebu Bekrit se shokut yt Muhamedi po pohon se ka shkuar natën në Kuds dhe prej aty është ngritur në qiell. Ebu Bekri me besimin, bindjen dhe  krenarinë që kishte u tha atyre: “Unë po dyshoj në fjalë tuaja se mos po shpifni diçka ndaj tij, e nëse ai këtë e ka thënë me gojën e vet atëherë unë i  besoj pa kurrfarë dyshimi”. Nga ky  momenti  Ebu Bekri u quajt ”Es-siddik” – (i drejtë, i sinqertë).

Mesazhi -Porositë e Israsë dhe Miraxhit bartin ne vete porosi mesazhe si që janë:

-Besimi edhe në të pakapshmen fizike dhe mendore, besimi në të mbinatyrshmen,  ngase Allahu nuk i nënshtrohet ligjeve të natyrës.

-Vetëdijesimi i muslimanëve, pastrimi i ndërgjegjes së tyre, dhe forcimi i identitetit të tyre.

-Falja e pesë kohëve të namazit që janë në baraspeshë dhe vlerë me pesëdhjetë namaze.

Në lidhje me ndodhitë e kësaj nate me kalimin e kohës, janë trilluar e shpifur shumë gjëra të pa qena, nga të cilat duhet të kemi shumë kujdes, sepse transmetimet e tilla vetëm e e devalvojnë madhështinë dhe vlerën e mirëfilltë të Israsë dhe Mi’raxhit.

Festimi i kësaj nate. Një gjë duhet pasur ne mend: Islami është fe e obligimeve, e dispozitave e parimeve, e cila i lufton formalitet, është fe, e cila me tërë qenien e saj mundohet ti shuajë emocionet e pa kontrolluara, është fe, e cila me terë potencialin prej një feje të pranuar qiellore, mundohet ta bind njeriun se nuk ka nevojë për formalitet të tij, por për sinqeritetin dhe vullnetin e tij.

Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, kur ishte pyetur për atë se si njerëzit e veçojnë muajin Rexheb me disa adhurime, kishte thënë:

… Edhe festimi i Natës se Israsë dhe Miraxhit, që sipas tyre është ne natën e 27-të, është novatorizëm- risi, qe nuk ka bazë në fe, ngase kjo natë nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur, madje edhe po të dihej nuk do të duhej festuar, sepse Pejgamberi, a. s. dhe shokët e tij, ne mesin e tyre edhe katër halifët e parë, nuk e festuan këtë natëmbaron citati .

Ky ishte mendimi  i Shejh bin Bazit past paqen dhe mëshirën Allahut, i cili ka jetuar në vendet e shenjta, ku nuk ka ardhur në shprehje kurrnjë manifestim tjetër përveç atyre islame të kohës së Pejgamberit a. s. e të njohura dhe të festuara në mesin e besimtarëve. Por një festim si ky i sotmi, në trevat tona, mendoj unë, ku shënohen e festohen, jo vetëm festa fetare islame dhe kombëtare, por edhe krishtere e pagane, shënim i natës së Israsë dhe Miëraxhit, është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për ta mësuar vlerën dhe realitetin e kësaj nate të madhe.

Aty ku ligjërohet e mësohet për ndodhitë e asaj nate të papërsëritur siç janë:

-Përgatitja fizike dhe shpirtërore e Pejgamberit a. s. për një udhëtim hyjnor.

-Udhëtimi i tij natën nga Qabeja për në Mesxhidi Aksa.

– Ngjitja e Pejgamberit a. s. në qiej dhe takimi me pejgamberët

– Obligueshmeria e Namazit  dhe zbritja e tij nga 50-të në 5-së në vlerë  të pesëdhjetëve

-Kthimi i Pejgamberit në Meke dhe dokumentimi i tij për realitetin e asaj nate, janë njohuri që duhet ti mësojnë dhe ti dinë besimtarët muslimanë kudo që janë e posaçërisht në trevat tona. .

 

 

 

[1] Kur’ani, Sureja El-Isra, ajeti-1.

[2] Kur’ani, Sureja En-Nexhm, ajetet 10-18.

[3] Mevludi I Tahir Llukës