“Bereqeti ” ndan fëmijëve 700 dhurata për Kurban-Bajram.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti ” dega në Gjilan, ndanë  700 dhurata për fëmijët e Gjilanit me rastin e festës së Kurban Bajramit

SHHB “Bereqeti” dega në Gjilan për festën e Kurban Bajramit ndau 700 dhurata për fëmijët e Komunës së Gjilanit . Këto dhurata janë përgaditur enkas për fëmijët e moshës më të vogël  dhe ishin mjaft joshëse si nga paketimi e edhe nga artikujt që ishin vendosur në pako.

Për shkak të situatës së pandemisë covid 19, kemi  hasur në vështirësi për ndarjen e  dhuratave , por megjithate kemi arritur që një pjesë të fëmijëve të Gjilanit të gëzohen nëpërmjet oraganizimit të ndarjes në disa institucione të cilat mirren me edukimin dhe përkujdesjen e fëmijëve si , shkollat, qerdhet, pastaj fëmijët me nevoja të veqanta si dhe në disa lagje të qytetit tonë.

Kordinatori: Agim Hyseni

03.08.2020