Xhamia e “Dheu i Bardhë” fituese e turnirit në Futsal

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan për herë të tretë organizoi turnir në Futsal për nderë të festës së Kurban Bajramit me ekipet e xhamive të Gjilanit. Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë shumë vëllazërore, vendi i parë i takoi Xhamisë Dheu i Bardhë, ndërsa vendi i dytë Xhamisë Livoqi Epër dhe ai i treti Xhamisë Malisheva e Ulët.

Në këtë turnir morën pjesë 10 ekipe të xhamiave të Gjilanit.
1. KBI, Gjilan
2. Xhamia Kodra e Dëshmorëve
3. Xhamia e Livoqit të Epër
4. Xhamia Malishevës së Ulët me dy ekipe
5. Xhamia e Dardanisë
6. Xhamia e Dheut Bardhë
7. Xhamia Verbica e Kmetovcit
8. Xhamia e Perlepnices
9. Xhamia e Cerrnices.
Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë shumë vëllazërore, vendi i parë i takoi Xhamisë Dheu i Bardhë, ndërsa vendi i dytë Xhamisë Livoqi Epër dhe ai i treti Xhamisë Malisheva e Ulët.
Në fund kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim ef Aliu së bashku me kryeimamin Iljaz ef Mustafen shpërndanë medaljet për ekipet fituese.