Vizitë e grupit të anëtarëve të Mekanizmit Referues në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Vizitë e grupit të anëtarëve të Mekanizmit Referues në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

18 korrik 2016 – Mekanizmi Referues, respektivisht një delegacion i këtij mekanizmi, kanë vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku janë pritur nga kryetari Naim Aliu me bashkëpunëtor të tjerë, qëllim i vizitës ishte angazhimi konkret dhe praktik i detyrës që ka ky mekanizëm sa i përket punës në terren.

Qëllim kryesor ishte bashkëbisedimi dhe koordinimi për vazhdimin dhe bashkrendimin e aktiviteteve në qëllimin e përbashkët të parandalimit, sensibilizimit dhe trajtimit të personave të mundshëm për pjesëmarrje në grupet të cilat shpiejnë në ekstremizëm të dhunshëm, radikalizëm dhe terrorizëm.

Fillimisht në fjalën e saj kryesuesja e këtij mekanizëm, Shqipe Kastrati-Haziri, ka informuar të pranishmit lidhur me qëllimin, misionin dhe objektivat e Mekanizit Referues, por edhe rëndësinë që ka ky mekanizëm karshi një problemi global, atë të pjesëmarrjes së të rinjëve në grupet radikale dhe terroriste, apo bashkangjitjes në konflikte dhe luftëra të huaja.

Ajo gjithashtu ka informuar të pranishmit me përbërjen e kësaj trupe të themeluar dhe mbështetur fuqishëm nga kryetari i Komunës së Gjilan, Lutfi Haziri, i cili edhe angazhohet për rezultate të prekshme dhe gjithnjë në shërbim të qetësisë publike dhe sigurisë për qytetarët e Gjilanit së bashku edhe me të gjitha institucionet e rendit dhe institucionet tjera të rëndësishme për sigurinë në përgjithësi.

13713371_1170990002963598_1393112493_nKy mekanizëm është në një përbërje nga të gjitha institucionet lokale. Kastrati-Haziri, ka thënë se bashkërisht nëse arrijmë të identifikojmë një rast dhe ta largojmë nga kjo rrugë negative, atëherë për Mekanizmin dhe Komunën është një e arritur e madhe, ngase njëkohësisht shpëtohet një jetë e individit dhe devijimi i mundshëm i një grupi më të gjerë në të ardhmen.

Kurse nga ana e tij, Naim Aliu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, ka ofruar mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të KBI-së, lidhur me këtë nismë. Ai ka potencuar që sot imamët e xhamive dhe këshillat e tyre janë gjithnjë nën monitorimin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, por gjithashtu ka kërkuar edhe mbështetjen e organeve të drejtësisë dhe të rendit në përgjithësi, për bashkëpunim në mbrojtjen e qytetarëve nga persona të cilët punojnë nëpër “bodrume” e që shpeshherë ndoshta qëllimet janë negative për shoqërinë.

Bashkësia Islame siç ka thënë ai është organi i vetëm që kontrollon dhe menaxhon me imamët e 43 xhamive të Gjilanit, mbron interesat e xhematit, por edhe të imamëve nëpër këto Xhami.

Ai njëkohësisht ka ofruar mbështetjen maksimale në të gjitha format e mundshme dhe me të gjitha mundësitë, nga ligjëratat e ndryshme, por edhe aksionet tjera me qëllim mbështetjeje.

Njëkohësisht ka paraqitur dy paralajmërime të cilat kanë qëllim kushtet më të mira dhe mundësi më të mëdha e të domosdoshme, e para është gjetja sipas tij e një lokacioni nga ana e Komunës së Gjilanit për një qendër kulturore, edukative, sportive, arsimore etj, e cila do të jetë në kuadër të Bashkësisë Islame dhe nën menaxhim të saj, në të cilën do të mbaheshin dhe organizoheshin aktivitete me qëllim të mësim–besimit, ligjëratave për tema të ndryshme dhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive. Përfitues të kësaj qendreje do të ishin qytetarët e dy gjinive, si meshkujt ashtu edhe femrat.