Vizita urimi në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan!

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit me bashkëpunëtor, ka pranuar sot delegacione të ndryshme me rastin e  zgjedhjes së kryetarit dhe  kryesisë së Bashkësisë Islame të Gjilanit.

Për vizitë urimi sot në selinë e Këshillit të bashkësisë Islame në Gjilan, ishte nënkryetari i Komunës  z. Arbësr Ismajli me bashkëpunëtorë. Me këtë rast kryetarit të rizgjedhur Neim Ef Aliut, z. Ismajli i dëshiroj  sukses dhe mirëvajtje të punës dhe aktiviteteve që zhvillon Këshilli në krye të së cilit është z. Aliu.

Kryetari i posa rizgjedhur e falënderoj nënkryetarin e komunës z. Ismajli duke  shpreh falënderim për bashkëpunim të mirë me  zyrën e kryetarit dhe me organet tjera të komunës, duke u zotuar se një bashkëpunim i tillë do të jetë edhe në  të ardhmen, me qëllim që qytetareve të komunës të iu  ofrojnë shërbime çfarë janë në domenin e tyre.

Përveç, delegacionit nga kreu komunal, sot Këshillin e Bashkësisë Islame  e vizituan dhe uruan, mësimdhënësit e Medresesë Alauddin në Gjilan në krye me koordinatorin Nazim Murseli, dhe xhemati i xhamisë së Arbërisë në krye me imamin Jusuf Mustafa