Vazhdoi aksioni i SHHB “Bereqeti” ndihmoi 140 familje te fshatrave te Gjilanit

Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti “ sot ka vazhduar tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë nëpër shumicën e fshatrave të Komunës së Gjilanit.

Këtë aksion i cili është në prag të Festës së Fitër Bajramit, Këshilli I Bashkësisë Islame po e kryen në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave . U ndihmua fashati Pogragjë (10),Zhegër (10),Livoq I Ulët  (10)Livoq i epërm (10), Bresalc (10) , Ponesh (10) Shurdhan (11)  Kishna Pole (13), Vërbica e Zhegovcit ( 10)  pastaj edhe disa fshatra më të vogla.

“Bereqeti” falenderon të gjithë ata që kontribuan në përgaditjen e këtyre pakove ushqimore, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret.

/Agim Hyseni/