Free Porn
xbporn

Urimi i fiter Bajramit 2018

Bismi lahi Rrahani Rrahim

 

Të nderuar vëllëzër dhe motra

 

Nesër është dita e parë e fitër Bajramit. Muslimanët në mbarë botën e falenderojnë Allahun e Madhërishëm I cili na e mundësoj që ta adhurojnë Allahun fuqiplotë një muaj rresht, për ta kurorizuar muajin e mëshirës,muajin e Kur’anit me faljen e namazit të bajramit.

 

Agjërimi bëri që në shpirtrat tanë të njihen vlera  e mirfilltë të veprave të mira.Ai zgjoi ndjenjen e falenderimt ,krijoi vetëdijën për ta kuptuar hallin e tjetrit,ndarjen e dhimbjes dhe vuajtjes me ata për të cilët kishin nevojë për ndihmën tonë.

 

Prej shenjave të pranimit të agjërimit është që besimtari të mbetet I lidhur ngusht me dispozitat e Allaut xh.sh edhe pas muajit të agjërimit, dashurin ndaj Krujuesit ta vazhdojë  dhe forcojë edhe më tëpër . Thotë Allahu xh.sh në Kur’an “Zoti ynë, mos na I lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse Ti je dhuruesi I madh”.

 

Kurese pejgamberi as. Na ka përgëzuar “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetëllogaritje të sinqertë, do ti fallen tërë qka ka gabuar më parë.

 

Festa e fitër bajramit na rikujton kujdesin që duhet të kemi ndaj të dobëtit dhe të paaftit  derisa çdo shtëpi dhe familje të ketë gëzim dhe hare.

 

Festa e fitër bajramit na përkujton ditët e lavdishme të kaluars së ndritshme islame, të cilat japin kurajo besimtarëve dhe energji për angazhime edhe më të vendosura, për detyra të reja në organizimin dhe krijimin e një të ardhmëje më të mirë dhe më të lumtur.

 

Vëllezër dhe motra,

 

Në emër të Këshilli të bashkësisë Islame në Gjilan ua uroj festën e fitër bajramit duke e lutur Allahun që adhurimin të na e pranon, të na bashkojë , të jemi sa më unik, në shtëpitë tona të mbretëroj harmonia dhe ngrohtësia familjare dhe të na ndihmoj në këtë botë dhe në botën tjetër.

 

Ve selamu alejkum ve rahmetullah.