Unioni i Komunave të Turqisë dhuroi Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan një makinë për shërbime mortore

Unioni i Komunave të Turqisë, sot përmes një donacioni ka dhuruar për
Bashkësisë Islame të Kosovës dy makina, të cilat do të shërbejnë për kryerjen e
shërbimeve mortore. Në këtë ceremoni të pranim dorëzimit të çelësave të
këtyre makinave, e cila u mbajt në oborrin e xhamisë “Sulltan Mehmet Fatih” në
Prishtinë, morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.
Tërnava, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, znj. Kivilicim Kilic, zëvendësdrejtori
gjeneral i Hënës së Kuqe të Turqisë, z. Ismail Haki Turu, sekretari i Unionit të
Komunave të Turqisë, z. Ahmed Kazan, si dhe kryetarët e Këshillave të
Bashkësisë Islame të Prishtinës dhe të Gjilanit, të cilët do të jenë përfituesit e
parë të këtyre makinave.

Para të pranishmëve me një fjalë rasti u paraqit edhe ambasadorja e Republikës
së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilicim Kiliç, e cila shprehu falënderimet e veçanta
për të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në këtë projekt. Ajo ndër të tjerash
përmendi faktin se “Ky projekt dëshmon afërsinë e bashkëpunimit me njëri-
tjetrin. Pra nuk është vetëm me fjalë, por edhe me vepër. Turqia gjithmonë ka
qenë afër popullit të Kosovës dhe me kënaqësi themi se bashkëpunimi dhe
ndihma dhënë Kosovës do të vazhdojë edhe me tutje.”

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,
falënderoi në emrin e tij personal, në emrin e BIRK-ut, si dhe në emrin e gjithë
besimtarëve të Kosovës popullin vëlla turk për ndihmën që ka dhënë në të
gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Në fund u bë edhe pranim dorëzimi i çelësave të këtyre veturave, të cilat nuk do
të jenë të fundit në vazhdën e këtij aktiviteti.