U pensionua Metush Islami, punëtor i dalluar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, me rastin e pensionimit të Metush Islamit, punëtor i
dalluar i Këshilit të Bashkësisë Islame në Gjilan, ka organizuar një event rasti, ku përveç
administratës së KBI-së morën pjesë edhe imamët e komunës sonë.


Kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, foli për punën e palodhshme dhe sjelljen e dalluar të
haxhi Metushit prej kur ai është i angazhuar në këtë detyrë e deri më tani. Me këtë rast edhe i
ndau mirënjohje për kontributin e tij të pashoq e deri në ditët e sotme.


Metush Islami falënderoi kryetarin e KBI-së dhe të gjithë kolegët e punës për bashkëpunim, duke
e lutur Allahun që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në mes të punëtorëve të tjerë.

Agim Hyseni
15.11.2022