U mbajt seminari: “Imami i suksesshëm”

Këshilli i Bashkësisë Islame i komunës së Gjilanit në ambientet e kompleksit hotelier turistik “Vali Ranch” organizoi seminar me imamët e komunës me temën “Imami i suksesshëm”  

Hapja solemne filloi me leximin e Kur’anit.

Mirëseardhje të pranishmëve dhe punë të suksesshme iu dëshiroi kryetarit të KBI të Gjilanit Naim ef. Aliu.

 Më pastaj  pjesëmarrësit e seminarit i përshëndeti kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës  Vedat ef Sahiti.

Trajnimi u zhvillua në dy pjesë, me këtë rast Prof. Dr. Musa Musai pjesën e parë  zhvilloi ligjëratë  me temën: “Formimi kulturor i thirrësit”, ku në fund u zhvillua një debat shumë interesant dhe me vlerë.

Pas pushimit të drekës u zhvillua pjesa e dytë e seminarit, me temën: “Thirrësi islam njohës i rrethanave psikosociale në shoqëri; pozicioni mes traditës dhe bashkohores”, ligjërues i së cilës ishte Prof. Dr. Musa Musai.

Në fund të ligjëratës u zhvillua aktivitet në grupe, diskutime e debat. Në fund për pjesëmarrësit u ndanë certifikata. E gjithë ky aktivitet u zhvillua nën moderimin e kryeimamit të KBI Iljas ef Mustafa.

This image has an empty alt attribute; its file name is KBI-3.jpg

Kryetari KBI të Gjilanit, u zotua se Këshilli edhe në të ardhmen do të organizojë seminare të ngjashme me tema të rëndësishme.

I. Mustafa