Këshilltari i Myftiut Vedat ef. Sahiti bashkë me Suat Faruk Giray drejtor për mbrojtjen e monumenteve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Vakufeve të Republikës së Turqisë vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u priten nga Kryetari Naim ef. Aliu me bashkëpunëtor.
Kryetari, Aliu duke i dëshiruar mirë se ardhje shprehi mirënjohjen e tij të thellë për gatishmërinë e Drejtorisë së vakufeve për investimet me qellim të mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë islame edhe në Gjilan.
Nga ana e tij z.Suat Faruk Giray falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimet në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë dhe bashkëpunimin me drejtorinë e vakufeve të Turqisë.
Suat Giray siguroi Kryetarin Aliu se gjatë vitit të ardhshëm në Gjilan do fillojmë me restaurimin e xhamisë Atik për të vazhduar më pas me projekte tjera.