Tribunë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit

Këshilli i bashkësisë Islame në Gjilan, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit do të mbajë tribunë  për rëndësinë dhe vlerat shpirtërore e shëndetësore  të agjërimit.

Në sallën e Tetarit të  qytetit në Gjilanit, më datën  4 maj  2019, në ora 17:00, Këshilli i Bashkësisë Islame, organizon tribunë të hapur me qytetarë. Me këtë rast për temë  do të jetë vlera shpirtërore dhe shëndetësore e agjërimit. M e këtë rast në Tribunë  për temën:  Vlera shpirtërore e agjërimit, për të cilën do të flet Sabri Bajgora  Kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe  Dr. i mjekësisë sportive, Agron Rexhepi, me temën: Agjërimi dhe shëndeti.  

 Tribuna është e hapur dhe ftohen të gjithë qytetarët e  të dy gjinive që të marrin pjesë.