Free Porn
xbporn

Tribunë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

Në sallën e Tetarit të  qytetit në Gjilanit, Këshilli i Bashkësisë Islame, organizoi tribunë të hapur me qytetarë, të cilën e udhëhoqi krye imami i KBI të Gjilanit Iljaz  Mustafa. Me këtë rast për temë ishte  vlera shpirtërore dhe shëndetësore e agjërimit.

Kryetari i Këshillit  të Bashkësisë Islame  ef. Naim Aliu, të pranishmëve iu shprehi mirëseardhje duke iu uruar agjërim të lehtë të muajit të Ramazanit .

Iljaz Mustafa

Për rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit  z. Aliu tha: “ Muaji i Ramazanit  besimtarin e pajis edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes, urtësisë, solidaritetit, zemërgjerësisë, devotshmërisë, dhe  moral e edukatë të fortë në raport me Krijuesin”.

“Ramazani është muaji  ku na bashkojnë edhe më tepër ibadetet e namazit, syfyrit e iftarit, zeqati e sadakaja, solidariteti e bamirësia, mirëkuptimi e përkujdesja ndaj atyre që kanë nevojë, thërret që të jemi edhe më afër Zotiit, më tolerant, më dorëlirë, më të afërt më familjen, farefisi e shoqërinë. Zaten  ky është edhe mesazhi i Ramazanit” tha ndër të tjera z. Aliu.

Dr.Agron Rexhepi

Porosia e  kryetarit të KBI të Gjilani z. Aliu ishte “ le të na shërbej muaji i Ramazanit si shansi më i mirë për të zgjatur duart tona kah skamnoret , jetimët, të  gjithë atyre që kanë humbur shpresën për një jetë më të mirë. Të forcojmë vlerat e Ramazanit për të qenë të lumtur dhe për ti bërë të tjerët të lumtur.Ndaj lypset nga ne  të gjithë që me punën tonë të krijojmë kushte sa më të mira për një jetë  më të dinjëtetshme, për të gjithë ata që e duan këtë vend ku i Madhi Zot na ka krijuar”.

Sabri Bajgora

Në sallën e përplot besimtar në  tribunë  në lidhje me vlerat shpirtërore të agjërimit foli  Sabri Bajgora  Kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës.  Ndërsa   Dr. i mjekësisë sportive, Agron Rexhepi, foli për  rëndësinë e agjërimit  për shëndetin e njeriut. 

Për ta bërë edhe më madhështorë këtë ngjarje, korri i vajzave të medreses Alaudin, paraleja në Gjilan, këtë ngjarje të jashtëzakonshme e përmbyllën me disa Ilahi shumë të bukura.