Free Porn
xbporn

Takim pune i kreut të KBI të Gjilanit me imamët dhe këshillat e xhematëve

Kryetari i këshillit Naim ef Aliu së bashku me krye imamin Iljaz ef Mustafa  mbajtën takimin me imamët e xhamive të qytetit të Gjilanit dhe anëtarët e këshillave te xhamive. Qëllimi i takimeve ishte koordinimi i punëve të përbashkëta.

Kryetari Naim Aliu në fillim i njoftoi të pranishmit arsyen e këtij takimi, i cili  ka për qëllim njoftimin me gjendjen aktuale dhe për at të cilën kemi kaluar deri më tan, duke u përballur me pandeminë.

 Kërkojmë nga ju  imamë  dhe këshilla të xhematit që të vazhdojmë me punën tonë duke u kujdesur më shumë, sepse ditëve të fundit janë shtuar rastet e infektimit. Prandaj  duhet te kemi kujdesë në mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e distancës në xhami. Kryetari, Aliu,  njoftoi imamët dhe këshillat e xhematit për dëmet ekonomike që ka shkaktuar pandemia. Pasi që Këshilli i Bashkësisë islame varet nga anëtarësia që grumbullohet nga xhemati, jemi të detyruar të kërkojmë nga imamët dhe nga ju që të jepni angazhimin e juaj në ketë aspekt.

Kryetari Naim ef Aliu premtoi takimet e tilla me këshillat e xhematëve do të jenë më të shpeshta.