Ramazan 2019[Zekati në ar, agjend dhe në të holla (valuta bashkëkohore)]
Nisabi i zekatit në ar është 91 gramë. Personi që posedon 91 gramë ari e më shumë duhet të japë 2.5% të arit apo kundërvlerës së tij.
Ilustrim: Vlera e një grami të arit 24 karat është 36.77 €, kur arrin kuotën në 91 gramë, kap vlerën e 3346 eurove, atëherë nga kjo shumë e përgjithshme nxirret zekati 2.5%, që i bie të jetë: 83.65 euro.
(Shënim: Opinioni për nisabin që të jetë 91 gramë është opinion i njohur brenda shkollës hanefite. Përderisa shkollat e tjera mendojnë se nisabi i zekatit në ar duhet të jetë 85 gramë, madje kjo e fundit gjen aplikim më të madh, ngase konsiderohet se është më tepër në interes të të varfërit)
Nisabi i zekatit në argjend është 700 gramë. Mund të jepet 2.5% gramë argjend apo kundërvlera e tij.[Zekati në vlera monetare]
Edhe për valuta monetare për bazë merret ari, konkretisht çmimi i arit sipas berzës botërore.
Le ta ilustrojmë me një shembull: Nëse personi gjatë një viti supozojmë të ketë pasur 3500 euro, ai nga ajo shumë duhet të japë zekat 2.5%, gjegjësisht 87.5 euro.[Zekati në bagëti]
1. Për dele, dhi e të ngjashme nëse janë më pak se 40 nuk ka zekat.
Nga 40-120 dele/dhi, jepet zekat një dele
Nga 121-200, jepen zekat dy dele.
Nga 201-300, jepen zekat tri dele
Nga 301-400, katër dele
3
Nga 401-500, pesë dele.
(Shënim: Delja që jepet për zekat duhet të ketë mbushur një vit. Kur delet janë në numër të madh (mbi 200), në çdo 100 dele, jepet një dele zekat)
2. Për lopë, buall(ica) e të ngjashme nuk ka zekat nëse janë më pak se 30.
Nga 30-39 lopë-buall, jepet zekat një viç që ka mbushur një vit
Nga 40-59 jepet zekat një viç që ka mbushur dy vite.
Nga 60-69, dy viça njëvjeçarë.
Nga 70-79, një viç njëvjeçar dhe një viç dyvjeçar.
Nga 80-89, dy viça që kanë mbushur dy vjet.
Nga 90-99, tre viça që kanë mbushur nga një vit.
(Shënim: Për çdo 30 krerë jepet nga një viç që ka mbushur një vit, apo në çdo 40 krerë nga një viç që ka mbushur dy vjet!)[Zekati për të mbjellat]
Për të mbjellat (si gruri, misri, tërshëra, thekra, elbi e të ngjashme) nëse arrijnë masën prej 653 kg, atëherë sasia e zekatit prej tyre është 10% në rast se rendimentet e tilla janë ujitur nga shiu (ujitje natyrore), ndërsa në rast se ujiten artificialisht, atëherë sasia e zekatit të tyre është 5%.
K R Y E T A R I,
Myftiu Naim ef. Tërnava