test

“Sofra e Ramazanit” në brezin kufitar Kosovë – Serbi

Shoqata Humanitare Bëmirëse “ Bereqeti” me aksionin e ndërrmarë “Sofra e Ramazanit” sot ka vizituar fshatin Stublinë i cili gjendet në brezin kufitar Kosovë – Serbi. Aty u ndihmuan familjet e mbetura në këtë fshat gjithësej shtatë familje, me nga një pako ushimore e cila përfshin gjërat më elementare për ushqim, si: sheqer, vaj, oriz, makarona,qaj,krip, hurma,ajvar , si dhe gjërat më elementare higjienike : detergjent, sapun, shampon etj.
Me këtë pako u ndihmuan edhe 11 familje nga fshati Uglarë dhe gjendja e tyre sociale është më e rëndë.
“Bereqeti” shpreson se gjatë këtij muaji do të ndihmojmë secilën familje e cila është në gjendje më të
vështirë.

Agim Hyseni