asd

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ndihmoi 125 familje me jetim

Shoqata Humanitare Bëmirëse “ Bereqeti” me aksionin e ndërrmarë  “Sofra e Ramazanit” sot  ka ndihmuar 125 familje me jetim  me nga një pako ushimore  e cila përfshin gjërat më elementare për ushqim, si: sheqer, vaj, oriz, makarona,qaj, krip, hurma, ajvar, si dhe gjërat më elementare higjienike: detergjent, sapun, shampon etj.

Duhet të theksojmë edhe këtë se Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, për jetimët e Komunës së Gjilanit ka një përkujdesje të vazhduehme që nga paslufta e deri më tani, një pjesë e e tyre gëzon edhe një shumë modeste të ndihmës 30 € për çdo muaj.

Me  pako ushqimore u ndihmuan edhe 20  familje të tjera në fshatin Malishevë e ulët  duke ua dërguar pakot ushqimore nëpër familjet e tyre për shkak të situatës së krijuar të pandemisë kur lëvizja e qytetarëve është e kufizuar dhe për të mos krijuar radhë ku nuk mundë të respektohet distance e kërkuar nga insitucionet e vendit.

Aksioni i Bereqetit  vazhdon edhe më tutje duke pritur ende donacione dhe në të njejtën kohë duke i destinuar në familjet në nevojë.

/Agim Hyseni/