SHHB”Berqeti” ndimon 375 familje skamnore

Shoqata Humanitare “BEREQETI” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ka ndarë ndihma humanitare në kuadër të aktivitetit të sajë ” SOFRA E RAMAZANIT”  nga një pako ushqimore dhe higjenike  për familjet të cilat kanë nevojë më shumë.

Sot janë ndihmuar  25 familje të anëtarësuar në Shoqatën Ndërkomunale të verbërve  dhe 21 familje të regjistruar në Handikos-Gjilan.

Duhe të theksojmë se me këto pako janë ndihmuar 118 familjet me jetimë dhe 206 familje me gjendje më të rënduar sociale .

Aktiviteti për të ndihmuar secilën familje në nevojë  vazhdon edhe më tutje.

/Agim Hyseni/