SHHB “ Bereqeti” ne prag të festës së Fitër Bajramit ndihmoi 160 familje në nevojë

Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti “ sot ka përfunduar aksionin “Sofra e Ramazanit”  duke u dalë në ndihmë  180 familjeve  në nevojë  në Komunën e Gjilanit. Kështu që numri i përgjithshëm i familjeve të ndihmuara gjatë muajit të Ramazanit është 1200 familje.

 Agim Hysneni Kordinatori i SHHB “Bereqeti” dega në Gjilan  në ditën e fundit të Ramazanit ka falenderuar të gjithë ata donatorë në vend dhe në diasporë të cilët kanë mbajtur gjallë aktivitetet e “bereqetit” gjatë tërë muajit. Në theks të veqantë duam të falenderojmë  Muhamed Ismajlin i cili dhuroi 6700 € (6200 € pwr jetim) dhe 500 per pako ,  Imami ngë Zvicra Xheladin Leka (xhamia Oaza 6000 franka  dhe 235 € , Adnan Ismajli 500 €, Selver Ibrahim inga Norvegjia  1825 €, Fidan Bilalli me shokë 1250 €, Globi MI 500 €“,  Enver  Zylfiu  nga Gjermania 500 €, Shoqata “Urtësia “ në Zvicër 100 pako ushqimore, Mensur Halimi  1000 CHF,  Shoqata Islamic Relief 100 pako ushqimore, ETC – ja 50 pako ushqimore, Flexgraf 100 pako ushqimore,  Fluidi  60 pako ushqimore, Shoqata Istanbul 50 pako ushimore dhe shoqata “ Qëndresa Kosovare” 100 pako ushimore.

Gjithashtu një falenderim shumë i sinqërtë për punëtorët teknik të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Adem Osmani, Ruxhdi Haxhi, Fisnik Maloku, Asad Thaqi  etj, të cilët gjatë tërë muajit kanë kryer të gjitha punët rreth ndarjes së ndihmave në baza vullnetare, e në shumicën e rasteve ndihmat i kanë derguar deri në shtëpinë e nevojtarit, për t’iu shmangur  masave të njërzve për shkak të gjendjes së pandemisë. Allahu I shpërbleftë të gjithë.

Agim Hyseni

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër