SHHB “Bereqeti” në Gjilan ndan pako ushqimore për 60 familje me jetimë

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” – dega në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka ndarë pako ushqimore për 60 familje me jetimë.

Pakot ushqimore ishin të përgatitura me gjërat më elementare për sofrën e iftarit, si: miell, sheqer, vaj, kripë , fasule, makarona etj. 

Ky aksion humanitar do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit Ramazan.

Njëherit, i bëjmë thirrje vullnetmirëve që aksionin me slloganin “Sofra e Ramazanit” ta mbështesin deri në fund të Ramazanit, duke dhuruar 25 euro për një pako ushqimore.

19.04.2021

Agim Hyseni