Shoqata Humanitare Bamirëse ” BEREQETI” ndihmoi me 6 mijë kg mish nevojtarët e Gjilanit
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” – dega në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ndihmoi familjet në nevojë të komunës së Gjilanit me 6 mijë kg mish të kurbanit. Familjet që përfituan nga kjo ndarje janë familjet me jetimë, Shoqata “Hendikos”, Shoqata e të Verbërve, Shoqata e Gruas, familjet e komunitetit rom si dhe familjet në gjendje të vështirë sociale në komunën e Gjilanit.
Mishi i ndarë për këto familje është nga organizimi i therrjes së kurbanëve në Bashkësinë Islame të Kosovës. Lusim Zotin e Madhërishëm që donatorët t’i shpërblejë me të mirat e Tij të pakufijshme!
/Agim Hyseni/