Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka ndarë 100 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale.
![](https://www.kbigjilan.com/wp-content/uploads/2021/04/kbi-2-3.jpg)
![](https://www.kbigjilan.com/wp-content/uploads/2021/04/kbi-2-3.jpg)
Pakot ushqimore ishin të përgatitura me gjërat më elementare për të përgatitur sofrën e iftarit, si: miell, sheqer, vaj, kripë , fasule, makarona etj. Këto pako ishin donacion nga Shoqata Kulturore Humanitare ”Istanbul”, e cila aktivitetin e saj në Kosovë e zhvillon që nga paslufta e deri më tani.
Ky aksion humanitar është vetëm sa për të shënuar fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, ndërsa aktiviteti jonë do të vazhdojë deri sa të arrijmë te skamnori i fundit.
Në të njejtën kohë bëjmë thirrje nga xhemati jonë që aksionin me slloganin “Sofra e Ramazanit” ta përkrahin duke dhuruar 25 euro për një pako ushqimore, ndërsa ne do të përkujdesemi që pakoja e dhuruar të arrijë në familjen e merituar.
Aksioni për grumbullimin e mjeteve për përgatitjen e pakove ushqimore mbahet nesër prej namazit të xhumasë, në secilën xhami të komunës së Gjilanit.