SHHB “Bereqeti” dega në Gjilan ndanë 100 pako ushqimore

     

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka ndarë 100 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale.

Pakot ushqimore ishin të përgatitura me gjërat më elementare për të përgatitur sofrën e iftarit, si: miell, sheqer, vaj, kripë , fasule, makarona etj.  Këto pako ishin donacion nga Shoqata Kulturore  Humanitare ”Istanbul”, e cila aktivitetin e saj në Kosovë e zhvillon që nga paslufta e deri më tani.

Ky aksion humanitar është vetëm sa  për të shënuar  fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, ndërsa aktiviteti  jonë do të vazhdojë deri  sa të arrijmë te skamnori i fundit.

Në të njejtën kohë bëjmë thirrje nga xhemati jonë që aksionin me slloganin “Sofra  e Ramazanit” ta përkrahin duke dhuruar 25 euro për një pako ushqimore, ndërsa ne do të përkujdesemi që pakoja e dhuruar të arrijë në familjen e merituar.

Aksioni për grumbullimin e mjeteve për përgatitjen e pakove ushqimore mbahet nesër prej namazit të xhumasë, në secilën xhami të komunës së Gjilanit.