test

Salam Al Marayati vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

RAJONIPRESS  17:36, 27 Prill, 2019

Presidenti i Këshillit për çështje publike të muslimanëve në Amerikë MPAC Salam Al Marayati vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Presidenti i Këshillit për çështje publike të muslimanëve në Amerikë MPAC Salam Al Marayati vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan ku u prit nga Kryetari Naim ef Aliu dhe anëtarët e KBI në Gjilan.

Kryetari Aliu e njohu me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilanit. Ai ndër tjerash e njoftoi për aktivitetet e KBI- së derisa pjesë shumë me rëndësi është bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivojmë në vazhdimësi.

Presidenti Al MARAYATI e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe shpjegoi se si muslimanët e Amerikës gëzojnë të drejtat e tyre fetare në shtetin më demokratik në botë. Në këtë takim u dakordua që vizitat të tilla të vazhdohen në mënyrë që të shkëmbehen përvojat e mira në interpretimin e fjalës së Allahut xh.sh