OSBE, rrethon varrezat në Livoç të Poshtëm

Me kërkesën e Këshillit të Bashkësisë Islame të komunës së Gjilanit , Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka marrë përsipër  ndërtimin e rrethojës së varrezave të fshatit Livoç të Poshtëm.

Në lidhje me këtë aktivitet sot për vizitë të fshatit ishte  kyetari i KBI-së Naim, ef Aliu dhe kryeimami Iljas ef Mustafa me këtë  rast u njoftuan me  ritmin e  punimeve, të cilat tashmë kishin filluar. Përkujdesja dhe mirëmbajtja e varrezave  është obligim i secilit besimtarë, jo vetëm  i nstitucioneve komunale, thuhet në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan