Njoftim nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan

Të nderuar besimtarë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ju njofton për shkak të respektimit të masave të ndërmarra nga institucionet shtetërore për mbajtjen e distancës në xhami dhe duke pritur numrin e madh të xhematlijve, kemi vendosur që nesër xhumaja do të falet dy herë në dy xhamit në Gjilan në Xhaminë e Madhe dhe në Xhamin Atik.

Ju njoftojmë se falja e namazit të xhumasë do të bëhet me kohë ndërkaq Xhumaje dytë do të falet prej orës 14.00.

Ju jemi mirënjohës për respektimin e këshillave të ndërmarra nga institucionet tona shtetërore që duhet të respektohen dhe nga Bashkësia Islame, imamët dhe xhemati në xhami.