Në prag të Kurban Bajramit familja e Naser Veselit nga fshati Pidiq me shtëpi të re

Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan para dy muaj vizitoi familjen 6 anëtareshe të Naser Veselit në fshatin Pidiq I cili jetonte në kushtë të vështira në thellësi të fshatit Pidiq. Tri vajzat e Naserit detyroheshin të vijonin mësimin në shkollën e fshatit  Shurdhan larg shtëpisë  6 km nëpër mot të vështirë . Vijimin në shkollë e vështirësonte edhe më shumë rruga e paasfaltuar dhe tereni shumë I vështirë.

kbi-1-4-1024x768 Në prag të Kurban Bajramit familja e Naser Veselit nga fshati Pidiq  me shtëpi të re

Këshilli i Bashkësisë Islame mori një aksion humanitar duke kërkuar nga xhemati I xhamive në ditën e xhuma për të këruar ndihmë që të ndërtoj shtëpi për këtë familje. Në ndërkohë ka blerë një shtëpi në fshatin Lladove e cila është në kushte shumë të mira për jetesë dhe posedon edhe truallin  me 5 ari oborr, garazhën dhe e rrethuar në murë nga të katër anët.

Sot në natën e e Kurban Bajramit KBI realizoi këtë aksion humanitar në përkrahje edhe të disa biznismenëve gjilanas , Nexhat Haziri, Muhamed Hajrullahu, Xhevdet Hajrullahu dhe Berat Fejzullahu dhe Familja e Naserit u vendos  në shtëpi të re.

ddc2e173-e974-45a4-bd6a-26bcd4c7b617 Në prag të Kurban Bajramit familja e Naser Veselit nga fshati Pidiq  me shtëpi të re

Kryetari I KBI  Naim Aliu me këtë rast falenderoi xhematet e të gjitha xhamive për kontributin që kanë dhe në blerjen e kësaj shtëpie. Ai gjithashtu ka falenderuar edhe biznismenët të cilët kanë mbuluar pjesën tjetër të shpenzimeve për këtë familje.

Agim  Hyseni

10.08.2019

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *