Në prag të festës së pavarësisë KBI në Gjilan shpërndanë 3360 kg mish për jetim dhe nevojtarë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sot ka marrë nje aksion humanitarë, duke i ndihmuar familjet në nevojë me mish. 3360 kg mish u shpërnda për familjet me jetim pastaj të gjitha ato familje në nevojë.

Kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu tha se kemi dashur që gëzimin tonë ta shprehim duke i ndihmuar të tjerëve. “Nuk janë vetëm festat e bajrameve që ju ndihmojmë të tjerëve, por aktivitetet tona janë të vazhdueshme e në veçanti kur kemi festa sikur kjo e pavarësisë” ka thënë Aliu