Në kuadër të KBI së Gjilanit sot iu vu gurthemeli dy objekteve të reja fetare

Në kuadër të KBI së Gjilanit sot iu vu gurthemeli dy objekteve të reja fetare. Në lagjen e Balecit dhe në fshatin Pasjak të Gjilanit vehen gurthemelet e dy objekteve të reja fetare.

Në prani të shumë qytetarëve-xhematëlinjëve të Gjilanit si dhe të Kryemiftiut të Kosovës magjistër Naim efendi Tërnava , të kryetarit të KBI së Gjilanit Naim efendi Aliu, kryetarit të komunës, Lutfi Hazirit dhe të nënkryetarit komunës së Gjilanit, zotëri Rexhep Kadriut, këshilltari i myftiut Tërnava zotëri Vedat Sahiti e të tjerë, sot filloi rindërtimi i xhamisë në Lagjen e Balecit.

Në fillim të këtij solemniteti të rastit, Kryetari i KBI –së Gjilanit z. Naim efendi Aliu, pasi përshëndeti dhe iu dëshiroi mirëseardhje, në fjalën e tij theksoi se xhamia “Xhedide” e lagjes së Balecit është njëra ndër xhamitë e vjetra të komunës së Gjilanit dhe nevoja për të krijuar kushte më të mira për kryerjen e riteve fetare islame ishte e kahershme, andaj u ndërmor iniciativa për të rindërtuar këtë objekt fetar islam.

Kështu theksoi në fjalën e tij Kryetari i KBI së Gjilanit zotëri Naim Efendi Aliu, i cili më pas vazhdoi me një historiat të shkurtër të kësaj xhamie, ekzistimi i së cilës daton që nga viti 1890, në fillim funksionoi si mesxhit dhe e njëjta u ndërtua në truallin e vetë investuesit të atëhershëm të Xhamisë Hysen Pashë Milles i cili ishte me prejardhje nga Gjakova, dhe i cili ishte pronar i madh tokash dhe tregtar i njohur në Anamoravë.

Xhamia e vjetër pësoi edhe rindërtime në vitin 1973/74 ku u bë renovimi dhe më pas me kontributin e xhematit u ngritë edhe minarja, pastaj është bërë edhe meremetimi i saj në vitin 1994 . Të gjitha këto rindërtime e renovimi janë bërë falë kontributit të xhematit të kësaj xhami, të cilët edhe kanë qenë boshti i KBI së Gjilanit.

Ky xhemat ka dijtë me e mbajë këtë xhami, ka dijtë me mbajt edhe Këshillin e BI në Gjilan e pjesë e këtij xhemati jam edhe unë theksoi në fjalën e tij zotri Naim efendiu.

Në vazhdim të fjalës së tij Kryetari i KBI së Gjilanit Naim efendiu falënderoi të gjithë ata të cilët ndihmuan në rrumbullakimin e dokumentacionit dhe të gjitha përgatitjeve për fillimin e mbarë të ndërtimit të këtij objekti fetar duke filluar nga Myftiu I R.së Kosovës z. Naim ef. Tërnava, Kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës së Gjilanit z.Lutfi Hazirin,z. Rexhep Kadriun, pastaj donatorin dhe zotëri Islam Cakën i cili ka ndihmuar për gjetjen e donatorit për ndërtimin e xhamisë.

Objekti i ri i xhamisë do jetë i dimensioneve të njëjta sikur ajo e vjetra dhe ajo do të kushtojë diku rreth 200 mijë euro nga të cilat xhemati e qytetarët do të sigurojnë një të katërtën e këtyre mjeteve ndërsa pjesën tjetër donatori .

Ndërkaq në fjalën e tij kryetari i komunës së Gjilanit Zotëri Lutfi Haziri pasi përshëndeti të pranishmit e posaçërisht mysafirët nga Prishtina foli për xhaminë e vjetër duke theksuar se xhamia e vjetër deri më tash ka kryer misionin e vet duke iu përballuar krajatave të kohës dhe në fund uroi xhematin-popullatën e lagjes së Balecit dhe gjithë të pranishmit për ndërtimin e xhamisë së re dhe shpresoj se shumë shpejtë të përfundoj ndërtimi dhe të vijmë dhe ti falim dy rekatet për objektin e ri dhe në te t`i kryejmë edhe obligimet tjera fetare.
gji1
Në emër të xhematit të xhamisë XHEDIDE të Balecit një fjalë rasti e mbajti Haxhi Nevzat Syliqi, i cili në emër të Këshillit të xhamisë përshëndeti të pranishmit e sidomos kryemyftiun e Kosovës Z. Naim ef. Tërnavën, për ndihmën dhe kontributin e dhënë për fillimin e ndërtimin e kësaj xhamie dhe të gjithë ata që ndihmuan fillimin e punëve të kësaj Xhamie.

Në fund të këtij solemniteti Myftiu i R.së Kosovës magjistër Naim effendi Tërnava fjalën e tij e filloi me një përshëndetje në emër të kryesisë së BI të Kosovës uroi ndërtimin e kësaj xhamie dhe në emër të gjithëve që ishin prezent falenderoi donatorin që ka ndarë mjete për ndërtimin e kësaj xhamie.

Historiku e vjetërsisë së Xhamisë lidhet me historikun e vjetërsisë së njeriut mbi sipërfaqen e tokës. Dallimi është se themelet e xhamisë së parë në tokë i caktoi i madhi ZOT ndërsa themelet e tjera na i la në kompetencë që të zgjedhë e vendosë vetë njeriu aty ku ka nevojë të ndërtohen shtëpitë e ZOTIT. Dhe ja në këtë vend me këtë xhematë kaq të mrekullueshëm po rindërtohet edhe një here kjo xhami për të vazhduar adhurimi ndaj Allahut deri në pafundësi deri në kijamet si që themi ne . Xhamitë janë të Allahut . Edhe Muhamedi Alejhiselam na tregon dhe porositë për vlerën që ka xhamia dhe se Ai i cili ndërton një xhami Allahu do t`i ndërtoi atij një shtëpi prej shtëpive të Xhenetit nesër në Ahiret. Xhamit tek ne edhe në të kaluarën edhe tash edhe pas kanë luajtur po luajnë dhe do të luajnë rolin për edukimin e gjeneratave të reja dhe përmes këtij edukimi, reflektimi i dritës, i harmonisë, i bujarisë, i edukatës, i gatishmërisë për punë, i solidaritetit, cila do, të rrezatoj tek shpirtrat e të gjithë njerëzve, të cilët besojnë Zotin dhe adhurojnë vetëm atë që është krijues i kësaj ekzistence dhe që presin në shpërblimin e Allahut kur të dalin para Zotit për ta dhënë llogarinë përfundimtare. Ne sot e kemi një ditë të begatshme pasi që do të vejmë gurthemelin edhe të një xhamie tjetër në fshatin Pasjak. Nuk do të pranojmë dhe as që kemi pranuar asnjëherë që këtij xhemati të mrekullueshëm t`i mvishen etiketime, të cilat nuk i meriton. Ky xhemat gjithherë ka dijtë ç’ është harmonia,solidariteti,shtrirja e dorës për bashkëpunim.

Gjithherë ka qenë jashtë çdo indoktrinimi, jashtë çdo ekstremizmi,jashtë çdo gjëja e cila shkon në dëm të ardhmërisë të këtij vendi, në dëmë të fesë, në dëm të atdheut në dëm të interesit nacional. Asgjë nuk guxojmë të qesim mbi këto. Përmbi të gjitha i kemi këto të cilat na mbajnë në jetë për të cilat jetojmë e për të cilat sigurisht edhe do të vdesim.

Edhe në Pasjak u vu gurëthemeli i objektit të xhamisë së re. Festë pati edhe në fshatin Pasjak, i cili shtrihet në kilometrin e dytë në rrugën që shpie për Prishtinë edhe këtu sot u vu gurëthemeli i objektit të ri të xhamisë. Prezent në këtë solemnitet ishin Myftiu i Republikës së Kosovës, z. Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorët e tij, Kryetari i KBI së Gjilanit z. Naim ef. Aliu, kryetari i komunës së Artanës dhe shumë hoxhallarë e qytetarë të fshatit Pasjak dhe të Gjilanit. Ajo do të ketë një madhësi dimenzionale prej 13m. X 10m. dhe do të kushtojë diku rreth 150 mijë euro ka njoftuar Iljaz Mustafa i cili edhe ka moderuar të dy ngjarjet fetare