Free Porn
xbporn

Në Gjilan u promovua libri i ribotuar “Mulla Idris Gjilan dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore (1941-1951)”, të autorit Dr. Muhamet Pirraku.

Në sallën e teatrit të qytetit të përmbushur për plotë aderuas të fjalës së shkruar dhe të musafirëve nga Prishtina dhe Anamorava,sot në Gjilan u promovua libri i ribotuar “Mulla Idris Gjilan dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore (1941-1951)”, të autorit Dr. Muhamet Pirraku.
Tubimi promovues i këtij libri filloi me këndimin e një pjese Kuranore si dhe me intonimin e hymnit kombëtar.
Promovimi dhe ribotimi i librit të Muhamet Pirrakut ,“Mulla Idris Gjilanit dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës Lindore (1941-1951)”e bëri Këshilli i Bashkësis Islame të Gjilanit. Andaj në fjalën përshëndetëse Naim ef. Aliu,ribotimin e librit të përmendur e arsyetoi nga se ishte nevoj imediate edhe për një ribotim,për të cilin kohë më parë kishin kërkuar popullata nga se ekzemplarët e botimit të parë të tij nuk kishin mjaftuar që ti plotësojnë nevojat e lexuesëve. Më pas Naim efendi Aliu përshëndeti të pranishmit e posaqërisht familjarët e Mulla Idrizit, të Myderis Haki efendi Sermaxhajt,të Mulla Nysret Hajdarit dhe të dëshmorëve të tjerë.Përshëndetje e veqant ishte për prezencën e Myftiut të Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava.
Në vazhdim Naim efendi Aliu potencoi nevojën e krijimit të veprava në ndriqimin e personalieteve të shquara të kombëtare dhe fetare të kësaj ane si: të Mulla Kadri Llashticës. Mulla Hasan Masuricës , të Hoxhë Lipovicës, Mula Avni Aliut e të tjerëve, për veprat e të cilëve shumë pak kemi bërë në këtë drejtim.
Në vazhdim Myftiu i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava duke ngritur lartë personalitetin prej luftëtari ,ideologu e atdhetari të pa shoq shembëlltyren e Mulla Idris Gjilanit theksoi:”Lufta e imponuar ng armiqët tan e shtyri popullin tonë për tu ballafaquar drejtëpërdrejtë me armikun në mbrojtje të Atdheut. Gjatë historisë sonë shumë vëlazër dhe motra u diskriminuan. I toprturuan ,u vranë p të drejtë nga armiku. Andaj Mulla Idris Gjilanin kjo si edhe shumë porosi kuranore të cilat ishin kalitur thellë në shpirtin dhe zemrën e tij që nga bangat e Medresesë Atik të Gjilanit e bënë ate luftëtar trim dhe një strateg të rrallë Lufte për çlirimin e Atdheut.
Ne sot vazhdoi myftiu Tërnava,po shpalosim vëlerat dhe vyrtytet e hoxhës, edukatorit,para se gjithash vyrtytet e larta të birit të këtij vendi,i cili tërë jetën ia kushtoi edukimit ,arsimimit dhe përparimit e mbi të gjitha organizimit dhe mbrojtjen me dinjitet të vendit të tij.Ai për këtë qëllim flijoi edhe jetën suke u bërë kurban i Atdheut, duke rënë shehid për të moe vdekur kurr nga se dëshmorët nuk vdesin por ata janë të gjallë.Duke elaboruar për punën e Mulla Idris Gjilanit si Myfti, i Gjilanit, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava,theksoi se Mulla Idrisi në punën e tij gjithëhere kishte për bazë sheriatin.
Kur flasim për Mulla Idris Gjilanin,kujtojmë njeriun që ishte i edukuar dhe i shkolluar që të jetë udhëheqës shpirtëror, dhe .. kur e thirri ora e Atdheut dha Kushtrimin për Atdhe,la vendin e tij dhe postin e Myftiut dhe rroki armët dhe u vu në në ball të popullit për mbrojtjen e tokës ,të cilën ia lanë amanet të parët, dhe u vu në mbrojtje të trojeve që ia kishte falur i madhi Zot.Në Vazhdim muftiu Tërnava përmendi edhe luftën e Kikës legjendare duke theksuar se ne nuk jemi popull që rrijmlë duar kryq kur na sulmohet Atdheu. Mulla Idris Gjilani me punën dhe veprën e tij mbetet një shembull që duhet ndjekur se si jetohet,punohet dhe vdiset për fe dhe atdhe theksoi Myftiu i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava në përfundim të gjalës së tij.
Në Vazhdim të këtij tubimi promovues e me ekspozet e tyre për librin i paraqiten panelistët:
Panelisti i parë i këtij tubimi promovues Prof. Dr. Daut Bislimi në fjalën e tij paraqiti punën dhe veprën e Mulla Idris Gjilanit, i cili viteve 1943-45 ka lënë gjurmë të madhe në historinë kombëtare shqiptare në periudhën e vështirë për mbrojtjen e teritoreve shqiptare gjatë luftës së dytë botërore. Është një nga pesonalitetet më të shquara në Anamoravë,në Kosovën lindore dhe më gjërë,për mbrojtjen dhe çlirimin e teritoreve etnike shqiptare gjatë Luftës së dytë botërore në një periudhë ndër ma të rëndësishmet e historisë sonë kombëtare.Angazhimi i tij dhe besimi i bashkëmendimtarët e tij grumbulluan luftëtarët më të guximshëm ,të cilët dëshmuan me sakrificën a tyre në luftën ndaj hirdhive partizano çetnike në luftën e dytë botërore. Priofesor doktor Daut Bislimi elaboroi shkurtimisht ecurinë e kundërshtimeve me aksione dhe me luftë aktivitetin e Mulla Idris Gjilanit si komandant trim e luftarak i pa trembur dhe shumë bashkëluftëtarëve të tij ,kundër hordhive fashizoide të sllavo-komuniste të asaj kohe.
Ansdaj personaliteti i Mulla Idris Gjilanitnuk duron ,dhe nukm ka nevojë për fjalë të mëdha. Ai e ka veprën,të cilën vetëm duhet rrespektuar veprën e tij,të mendosh dhe të shkruash ndryshe për Mulla Idris Gjilanin është sikur të mendosh ti lëvizësh Alpet shqiptare. Theksoi në fund të ekspoze së së tij Prof.DR. Daut Bislimi.
Panelisti i dytë në këte tubim promovuesZonja Prof. Dr. Sabile Keqmezi –Basha foli për veprën e Dr. Muhamet Pirrakut kushtuar Mulla Idris Gjilanit.Në fillim ajo potencoi disa fjalë edhe për veprën voluminoze të autorit kushtuar këtij patrioti e luftëtari të denjë për mbrojtjen dhe lirin e trojeve etnike shqiptare të Kosovës Lindore.Prof. Dr. Sabile Keqmezi- Basha paraqiti shëmbëlltyrën e Mulla Idrisit si një luftëtar ,trim e hoxhë patriot,vyrtyte këto, të cilat i dëshmoi me punën dhe veprimtarinë e tij gjatë jetës e sidomos në vitet e fundit të Luftës së dytë botërore e deri në përfundi edhe të jetës së tij.
Panelisti i tretë Mr. Aliriza Selmani në ekspozenë e tij theksoi disa ngjarje historike dhe dëshmi nga jeta dhe vepra e Mulla Idrfis Gjilanit gjatë periudhës jetësore të tij që nga lindja e deri në vdekje,një pjesë e të cilave theksoi se janë dëshmi okulare të pa shënuara dhe të pa botuara deri më tash.
Në fund këtë tubim e zbukuroi edhe paraqitja e këngëtarit popullor Z. Xhemajl Berisha me këngën, kushtuar Mulla Idriz Gjilanit ,të cilën e këndoi vet autori .
I.M.