Free Porn
xbporn

Në fshatin Nasalë të Gjilanit përurohet xhamia e re

Në prani të shumë qytetarëve, besimtarëve të imamëve dhe hoxhallarëve të Gjilanit e Anamoravës, të dielën në fshatin Nasalë të Gjilanit u bë inaugurimi i objektit të xhamisë së re.
Në këtë manifestim rasti prezent ishin edhe Muftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorët e tij, Naim ef. Aliu, kryetar si dhe Iljaz ef. Mustafa, kryeimam i KBI-së së Gjilanit, kryetari i komunës Lutfi Haziri së bashku me nënkryetarin Arbër Ismajlin.
Përurimin e xhamisë e bëri Myftiu i Republikës së Kosovës z. Naim ef. Tërnava, i cili pasi uroi besimtarët e këtushëm për objektin e ri fetar, foli për rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të fesë islame tek ne e sidomos për rëndësinë që kanëobjektet e kultit për besimtarët islam në tërësi.
Ndërkaq kryetari iBI-së së Gjilanit z. Naim ef. Aliu, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se besimtarët e fshatit Nasalë që sot kanë ditë feste me rastin e përurimit të objektit të ri fetar për të cilin kanë patur nevojë kaherë dhe ja që sot kjo u bë realitet edhe në këtë fshatë rrënzë maleve të Karadaket të Gjilanit. Inaugurimi i këtij objekti fetar u bë në vigjilje të muajit të madhërishëm të Ramazanit, andaj unë iu uroj faltoren e re si dhe muajin e madhërishëm të Ramazanit” potencoi në fjalën e tij Naim ef. Aliu.
Në emër të komunës foli kryetari Lutfi Haziri me një fjalë rasti.
Xhamia e Nasalës ka një dimensioni prej 13m x 8 m. Xhamia është e ndërtuar në stilin bashkëkohor sikurse pothuajse të gjitha xhamitë e reja të ndërtuara pas luftës në territorin e Gjilanit.
Xhamia ka katër kube, një të madhe dhe tri të vogla të cilat prej së largu e identifikojnë këtë objekt se është xhami.
Xhamia e Nasalës ka një oborr të një madhësie diku rreth 15 ari tokë