Në fshatin Kishna Polë të Gjilanit përurohet xhamia e re

Në fshatin Kishna Polë të Gjilanit, i cili gjendet në Malësinë e Zhegovcit,sot( të premten më 22.09.2017) në prani të shumë qytetarëve të fshatrave Kishna Polë, Sllakovc, Gadish, Zhegovc, Verbicë e Zhegovcit e Ponesh si dhe të mysafirëve të shumtë nga Gjilanit e Kosova u bë përurimi i Xhamisë së Re.
Përurimin e Xhamisë së RE, në këtë solemnitet, e bëri Mulla Naim ef. Aliu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit. Manifestimi filloi me këndimin e pjesëve të Kur anit nga Mulla Agim ef. Hyseni, sekretar i KBI-së në Gjilan.

Më pas një fjalë rasti e mbajti Ramadan Mehmeti anëtar i këshillit të kësaj Xhamie, i cili pasi që përshëndeti dhe uroi të pranishmit, një falënderim të veçantë ua përcjelli donatorit dhe kontribuesëve të shumtë të kësaj ane dhe më gjerë në ndërtimin e xhamisë së fshatit të tyre.

Më një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Këshillit të bashkësisë Islame të Gjilanit, Zotëri Naim ef. Aliu, i cili fjalën e tij e vazhdoi me një uratë për të pranishmit dhe besimtarët islam për Xhaminë e Re.

Naim Efendiu në vazhdim foli për rolin e Xhamisë si institucion fetar në kultivimin e ruajtjen e fesë edhe në këtë anë të Malësisë së Zhegovcit. Naim efendiu potencoi ndihmën dhe kontributin e çmueshëm të qytetarëve të kësaj ane që dhanë në ndërtimin e këtij objekti fetar si dhe theksoi një ajet Kuranor ku thuhet se ai që ndërton një xhami në këtë botë Allahu do ia ndërtojë një shtëpi në Xhenet.

Xhamitë janë shtëpi të Allahut,faltore këto ku besimtarët kryejnë obligimet dhe lutjet fetare ndaj Allahut të Madhërishëm theksoi Z. Naim Efendi Aliu i cili fjalën e tij e përfundoi me një urim të përzemërt për të gjithë besimtarët e kësaj ane, uroi që ta gëzojnë këtë Xhami të re.

Xhamia e Re sipas Ramadan Mehmetit,anëtar i këshillit të xhamisë, ka kushtuar diku rreth 200 mijë euro,mjete këto që janë siguruar nga bashkëfshatarët dhe nga një donatori nga Turqia.Xhamia ka një madhësi dimensionale prej 12X9 m si dhe mafili diku rreth 3X 9m, aj posedon edhe minaren.

Imami i parë i kësaj Xhamie u emërua Bekim Ramadani ,por sot namazin e xhumasë dhe mesazhin e hytbes e bëri Mulla Iljaz ef. Musrafa, kryeimam i KBI-së së Gjilanit.

Mesazhin e hytbes së sotme Mulla Iljaz efendiu ia kushtoi kryesisht kësaj feste, të përurimit të xhamisë, ditë kjo që përkon edhe me ditën e Hixhretit, atëhere kur Muhamedi alejhiselam bëri shpërnguljen e tij nga Meka në Medine, ditë kjo kur edhe fillon njëhësimi i kohës sipas kalendarit hënor mysliman.

Në fund pas faljes së namazit të xhumasë, besimtarët e këtij lokaliteti kishin përgatitur një drekë modeste-tradicionale vendore./islam osmani