Në fshatin Cërrnicë u shtrua iftar për nder të muajit të Ramazanit

Më datën 20.06.2016 ditën e hënë, në fshatin Cërrnicë u shtrua iftar për nder të muajit të Ramazanit, në këtë iftar ishte i ftuar kryetari i Këshillit së bashku me kryeimamin.

Kryetari Naim Aliu mbajti një fjalim për rëndësin dhe vlerat e agjërimit të muajit të Ramazanit dhe në fund kryeimami bëri duan e iftarit.