Nderohet me mirënjohje kryetari i KBI të Gjilanit Naim Aliu

Me rastin e 106 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri ndau mirënjohje për personalitete që janë dalluar në fusha të ndryshme në këtë vit.

Duke u bazuar në kontributin e dhënë në të mirë të komunitetit, me motivacionin “Për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional” me një mirënjohje u nderua edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit z. Naim Aliu.

Për motive të ndryshme me mirënjohje u nderuan edhe pjesëtarë të Stacionit Policor, pjesëtarë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, punëtorë të Bilbiotekës së Qytetit, punëtorë të arsimit etj.