Natën e Kadrit po fillojmë ta festojmë duke ndihmuar 125 familjeve me jetim nga 50 €

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”  ka filluar ta kremton natën e madhe të Kadrit duke i gëzuar jetimët e komunës së Gjilanit me nga 50 €. Kështu edhe do të vazhdojmë të ndihmojmë  edhe familjet ne nevojë deri në fund të Ramazanit  dhe të dalim në Bajram faqebardhë .

Që nga fillimi i muajit Ramazan SHHB ” Bereqeti” ka ndihmuar shtresa të ndryshme nevojtarësh, por jetimet jane në fokus të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan që prej kohësh.  E edhe sot kur jemi ne ditën më të bekuar të vitit “LEJLETUL KADRI”  janë  dhuruar 6250 €.

Donatori i kësaj ndihme është Muhamed Ismajli  nga Gjilani  i cili  punon dhe vepron ne Zvicër dhe këto mjëte të dhuruara janë nga kursimet e tija vetanake.

SHHB ” Bereqeti”  falenderon përzemërsisht  Muhamed Ismajlin për këtë ndihmë, duke  e lutur Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në këtë botë dhe në ahiret.

Agim Hyseni