Naim ef Aliu priti në takim drejtorin e shtëpisë botuese prestigjioze “Daru Lu’lueh” nga Libani

Në “Selin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan” Kryetari i Këshillit Naim ef Aliu. priti në takim drejtorin e shtëpisë botuese prestigjioze “Daru Lu’lueh” nga Libani, redaktorin e shumë veprave të njohura nga shkenca e Hadithit dhe njërin prej hulumtuesve të trashëgimisë islame, prof. Dani ibn Munir Ale Zehvi.

Kryetari Naim ef Aliu e falenderoi musafirin për vizitën e tij njëherit poashtu e njoftoi musafirin për punën e KBI-së dhe për të anrriturat e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe sfidat me të cilat ka kaluar KBI-deri më sot.

Ndërsa musafiri nga Libani falenderoi kryetarin Aliu për mikpritjen dhe e përgëzoi për gjithë punën e Këshillit dhe të arriturat e saj.