Naim ef. Aliu, priti kryeimamin e BI të Kosovës dhe delegacionin drejtorisë së vakëfeve të Turqisë

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë İslame të Gjilanit Naim ef. Aliu sot priti në takim kryeimamin e Bashkësisë Islame të Kosovës bashkë me delegacionin e lartë të drejtorisë së vakëfeve të Turqisë të kryesuar nga zv.drejtori i përgjithshëm Aydin Cem Aslanbay i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kryetari Aliu falënderoi drejtorinë e vakëfeve të Turqisë për kontributin e tyre të madh në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë islame në vendin tonë . Lajmi se vitin tjetër mund të filloj restaurimi i xhamisë Atik në Gjilan është sihariq shumë i madh për të gjithë qytetarët e Gjilanit, theksoi kryetari Aliu. Nga ana e tij zv. drejtori i vakëfeve të Turqisë z. Aslanbay falënderoi kryetarin Aliu për mikpritjen dhe theksoi se drejtoria e vakëfeve bashkë me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës do të angazhohet që në kohë reale të realizoj restaurimin e xhamisë Atik në Gjilan.


Në fund të takimit kryetari Aliu i dhuroi mysafirit Aslanbay librin mbi trashëgiminë kulturore të regjionit të Gjilanit.