Në dy takime të ndara kryetari i BIK-ut në Gjilan, Naim Aliu ka pritur ambasadorin Beqir Ismailin dhe bashkëshorten e Dëshmorit të kombit Agim Ramadanit, Shukrie Ramadani.
Naim Aliu në këto dy takime ka folur për bashkëpunimin e mirë që ka BIK-u me të gjitha institucionet e Kosovës dhe kontributin që ajo po jep në përgjithësi në Gjilan e Anamoravë.
Aliu ka thënë se tashmë Bashkësia Islame në Gjilan është një faktor i rëndësishëm dhe luan një rol të madh në proceset e rëndësishme vendimmarrëse.
Sipas, Aliut, Bashkësia Islame në Gjilan vazhdimisht kujdeset për familjet nevojtare duke mos përjashtuar asnjëherë edhe familjet e dëshmorëve dhe fëmijët jetimë.