Naim Aliu rizgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan edhe për katër vitet e ardhshme

Naim Aliu rizgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan edhe për katër vitet e ardhshme

Sot në lokalet e Këshillit të Bashkësisë Islamë në Gjilan u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit të KBI –së, pas verifikimit të anëtarëve të KBI-së në Gjilan nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës.

kbi-1024x768 Naim Aliu rizgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan edhe për katër vitet e ardhshme

Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit e ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve për mandatin e ardhshëm katërvjeçar (2020-2024). Zgjedhjet kanë shkuar në mënyrë të rregullt, pa asnjë parregullsi. Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, nëpërmjet vendimit nr.212/20, dt. 14. 02. 2020, ka verifikuar mandatin e anëtarëve të Këshillit, si në vijim:

1)  Naim Aliu – kryetar

2)  Januz Leka, anëtar

3)  Jusuf Mustafa, anëtar

4)  Zijadin Leka, anëtar

5)  Xhemaludin Kadriu, anëtar

6)  Driton Bekteshi, anëtar

7)  Nazmi Kazazi, anëtar

8. Rashit Zylfiu, anëtar

9) Mirsad Rexhepi, anëtar

10) Burhan Zejnullahu, anëtar

Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit, për këtë mandat i ka 11 anëtarë, ashtu që kryeimami Iljaz Mustafa është anëtar sipas pozitës zyrtare. Funksioni i kryetarit dhe i anëtarëve të Këshillit të BI-së është funksion nderi!

/Agim Hyseni /

ff5d417b-9f6b-4752-b5a5-1a65a0fdf555 Naim Aliu rizgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan edhe për katër vitet e ardhshme

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *