Kryetari Naim Aliu realizon takime të rëndësishme në SHBA

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka realizuar takime të rëndësishme duke u takuar me figura të njohura dhe me ndikim.

Naim Aliu ka thënë se gjatë qëndrimit në Kalamazoo në shtetin e Chicagos është takuar me deputetin Jon Hoadley, Dora Bonner Menagerie për investime në qytetin e Kalamazoo, pastorin Tom Davenport, me Imamin e qendrës Islame në Kalamazoo Hafiz,Akbar Nauman kemi shkëmbyer përvojat e organizimit se si funksionon feja në shtetin sekular etj.