Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti sot në takim kryetarin e komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim ef. Aliu.

Pasi iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, Myftiu Tërnava e njohu kryetarin Haziri me punën dhe angazhimin e BIRK-ut që po bën në të mirë të qytetarëve dhe me kontributin që po jep ky institucion që Kosova të jetë sa më e qetë dhe e sigurt, si dhe falënderoi kryetarin për punën dhe për bashkëpunimin konstruktiv që ka me KBI të Gjilanit.
Nga ana e tij, kryetari i Gjilanit z. Lutfi Haziri falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, duke çmuar dhe vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet që ka Komuna e Gjilanit me BIRK-un në shtyrjen përpara të proceseve zhvillimore të vendit si dhe çmoi lart kontributin dhe angazhimin e tij dhe të Kryesisë së BIRK-ut në të mirë të vendit, mirëqenien si dhe bashkëjetesën, harmonin ndërfetare që ka vendi ynë. /kbigjilan/