U mbajt simpozium shkencor : Mulla Idriz Gjilani me bashkëluftëtarë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Lidhja e e Historianëve të Kosovës “ Ali hadri” dega në Gjilan, për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Gjilanit dhe me rastin e 70 vjetorit të martirizimit të Mulla Idriz Gjilanit organizuan simpozium shkencor , në të cilin morën pjesë më se 20 referues nga të gjitha trojet shqiptare.
Pas mbajtjes së fjalës së hapjes nga z. Naim Musliu, Kryetar i Lidhjes së Historianëve “ Ali Hadri “ dega në Gjilan. Pjesëmarrësit e simpoziumit i përshëndeti Kryetari i KBI në Gjilan pasi shprehi mirëseardhje referuesve dhe mysafirëve, ndër të tjerë tha: Mulla Idriz Gjilani flijoi veten duke u bërë kurban për të mos vdekur kurrë. Mandej punimet e simpoziumit i përshëndeti edhe z. Lutfi Haziri kryetar i Komunës dhe Myftiu i republikës së Kosovës z. Naim Trnava.
Myftiu Naim Tërnava theksoi Mulla Idriz Gjilan tërë jetën ia kushtoi edukimit, arimimit dhe përparimit të popullit të tij, si dhe organizimit dhe mbrojtjes së vendit të tij deri në flijim
“Ideali për lirinë e vendit tonë për liri nuk u shuar asnjëherë. Ky ideal u bartë brez pas brezi dhe falë angazhimit të bijëve dhe bijave tona, falë ndihmës së miqve tanë ndërkombëtar, tash e dy dekada ne jemi të lirë. Është rast i mirë që të shpalosen vlera, figura dhe sakrifica sublime e hoxhës, myftiut, edukatorit, patriotit, prindit e familjarit, Mulla Idriz Gjilani, i cili tërë jetën ia kushtoi edukimit, arimimit dhe përparimit të popullit të tij, si dhe organzikmit dhe mbrojtjes së vendit të tij deri në flijim”, ka thënë Tërnava.