Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan priti sot për vizitë myftiun e Republikës së Kosovës Naim ef Tërnavën dhe delegacionin lartë qeveritar i shtetit të Katarit të kryesuar nga Halid Al Ganim, drejtor i administratës së çështjeve fetare në Ministrinë e vakëfeve dhe çështjeve fetare të shtetit të Katarit dhe ndihmës drejtori i përgjithshëm i Administratës së vakëfeve Sad El Kevari.
Qëllimi i vizitës është në kuadër të realizimi i projekteve të Këshillit të bashkësisë Islame të Gjilanit..
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Naim Aliu falënderoi për vizitën dhe për investimet që shteti i Katarit do të realizoj në Gjilan.