Myftiu i Turqisë Prof. Dr. Ali Erbash i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës Naim Tërnava me
bashkëpunëtorë, ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar dhe Këshilltari për Çështje
Fetare në Ambasadën e Turqisë, Bunyamin Albayrak, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në
Gjilan. Mysafirët i priti kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, i
shoqëruar nga zv. kryetari i Kuvendit të BIK, Agim Hyseni, dhe anëtari i Kryesisë, Ilmi
Krasniqi, dhe anëtarët e Kwshillit tw KBI. Kryetari Aliu i njoftoi mysafirët për aktivitetet e
Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe për projektet që planifikohet të realizohen në
bashkëpunim me institucionet turke.
Gjatë kësaj vizite delegacioni nga Turqia pati rastin të shohë nga afër punën e mualimeve të
komunës me nxënësit e mësimbesimit. Mualimet falënderuan Dijanetin e Turqisë për
mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion i jep jetës fetare në komunën e Gjilanit, gjegjësisht.
Gjatë këtij takimi u vizituan edhe tri xhami: Xhamia Qendrore në Gjilan, në të cilën Myftiu i
Turqisë mbajti një ligjëratë rasti pas faljes së namazit të drekës; Xhamia Atik, e cila është një
ndër xhamitë më të vjetra në komunë; dhe një nga xhamitë e fshatit Dobërqan, ku pas ligjëratës
së mbajtur nga Myftiu i Turqisë vendasit patën rastin të bashkëbisedojnë me delegacionin
mysafir.
Në fund të takimit kryetari Aliu i ndau mirënjohje Myftiut të Turqisë, duke theksuar se Prof. Dr.
Ali Erbash është personaliteti më i lartë i jashtëm fetar që e ka vizituar Gjilanin.
Agim Hyseni