Free Porn
xbporn

Myftiu i Kosovës Naim ef Tërnava me afaristët gjilanas: Ju mund ta ndalni migrimin e të rinjëve nga Kosova

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Vedat ef. Sahiti dhe nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim ef. Aliu, vizituan disa biznese të sukseshme në Komunën e Gjilanit.

Ai  vzitoi fabrikën për prodhimin e elementeve të betonit “Globi M.I”, në të cilën u mirëpritën nga drejtori i kësaj fabrike z. Ismet Haziri. Pastaj fabrikën e tekstilit me pronarin Ibrahim Krivaqa, kompanin “Flexograf” me pronar Berat Mustafa, fabrikën për prodhimin e mishit “Malësia” me pronar Nehat Spahiu, kompaninë “Tali” me pronar Florim Zuka si dhe kompanin e mirënjohur “Bejta Komerc” me pronar Basri Kqiku.

Myftiu Tërnava tha se kjo vizitë është një nismë që të jemi pranë kompanive dhe fabrikave prodhuese, që t’i motivojmë për punë të mëdha dhe të suksesshme.
“Jemi këtu në këtë vizitë për t’i motivuar këta punëtorë që të vazhdojnë edhe më tutje punë të mëdha dhe të suksesshme, që edhe më të kenë një kontribut më cilësorë, duke ua bërë me dije të gjithëve se ne jemi të zotët që vetë t’ia dalim të prodhojmë për nevojat që ka ky vend, në veçanti tashmë kur një pjesë e rinisë sonë po largohen nga Kosova, t’u bëjmë më dije se Kosova ka resurse të bollshme për t’u ofruar atyre, me qëllim që ata të mbesin në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre dhe që mos ta marrin rrugën e kurbetit. Falënderojmë pronarët e këtyre fabrikave dhe kompanive  për bashkëpunimin që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë, e mbesim me shpresë që edhe në të ardhmen të jetë i tillë me Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, si dhe i përgëzoj,  për mbështetjen e vazhdueshme, duke lutur Zotin që t’u japë shëndet dhe mirëqenie të vazhdueshme,”- tha Myftiu Tërnava.

Nikoqirët shprehën falënderimet e tyre për Myftiun Tërnava dhe për Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit për vizitën, duke shprehur gatishmërinë që edhe më tutje të vazhdojnë të kontribuojnë për një mirëqenie më të mirë të të gjithëve.

/Agim Hyseni /