Muhamed Ismajli dhuroi 5500 euro për jetimët e Gjilanit

Muhamed Ismajli, i cili jeton dhe vepron përkohësisht në Zvicër, ka dhuruar 5500 euro nga kursimet e tij për 110 familje me jetimë të Komunës së Gjilanit.
Nuk është hera e parë që Muhamedi në muajin Ramazan i ndihmon familjet në nevojë, e në veçanti jetimët e komunës së Gjilanit. Këtë traditë ai e ka vazhduar qe disa vite me radhë në bashkëpunim me
Shoqatën Humanitare “Bereqeti” në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Lusim Zotin e Madhërishëm që ta shpërblejë për punën e tij të mirë në dynja e ahiret!

09.05.2021
Agim Hyseni