Muaji i Mevludit- Ditëlindjes së Muhamedit a.s. u shenua edhe në xhaminë e fshatit Livoq i Ulët

Për nder të këtij muaji, sot në xhaminë e fshatit Livoq i Ulët , KBI në Gjilan
ka organizuar një manifestim të pasur me Kuran, ligjerata, ilahi dhe këndim
të disa pjesëve të mevludit tradicional.


Të pranishmit i përshendeti me një fjalë rasti Kryetari i Këshillit të
Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu, i cili edhe ligjeroi për historikun e
mevludit në trojet tona.
Më pastaj u lexuan ilahi dhe mevlud nga imamët e xhamive tona derisa
duan e bëri kryeimami Ilaz ef Mustafa.
Për të ftuarit, këshilli i xhamisë së fshatit kishte organizuar një darkë
modeste.