Mesazh urimi i Kryetarit të KBI në Gjilan me rastin e Fiter Bajramit

Naim ef Aliu

Me emrin e Zotit të Mëshirshëm Mëshirplotë

Falënderimet i takojnë Allahut të vetëm , Ai është i lavdëruar mëngjes e mbrëmje, dhe vetëm Atij i takon Madhëria e pafundme.

Salatet e selamet tona qofshin për te dashurin e Zotit Muhamedmustafanë , familjen e tij te pastër e shokët e tij besnik.

Të dashur   besimtarë

Qytetarë të nderuar

Vëllezër e motra

Jemi ne vigjilje te festës së madhe te Fitër bajramit , vetëm edhe pak orë na ndajnë nga përfundimi i muajit të bekuar të ramazanit.

Falënderojmë të madhin Zot që kemi arritur  të agjërojmë edhe këtë Ramazan.

Edhe pse ky muaj i bekuar  na erdhi në kohë të vështira kur njerëzimi mbarë po përballet me  pandemi globale, e mbase nuk arritëm të shijojmë bukuritë e Ramazanit  sikur herave tjera, me ibadet nëpër xhamitë tona  bashkë me familjarët, me  të dashurit dhe miqtë tanë , megjithatë besoj se ia dolëm të kompensojmë këtë mungesë me kujdesin që treguam  ndaj familjes dhe me kujdesin ndaj atyre që kanë nevojëpër ndihmën  dhe bamirësinë tonë.

Prandaj me lejoni që në emër te Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe ne emrin tim personal  te falënderoj, të gjithë  besimtaret  që gjatë kësaj kohe emergjente kanë treguar qytetari dhe kulturë të lartë duke  iu përmbajtur të gjitha udhëzimeve të dala nga institucionet tona kompetente që për qëllim kryesor kanë ruajtjen e shëndetit dhe mbrojtjen e jetëve të  qytetarëve , e në veçanti të falënderoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë dhe bamirësit  që iu përgjigjen thirrjes së Bashkësisë Islame të Kosovës,që përmes Shoqatës bamirëse “Bereqeti” dhe aksionit “Sofra e Ramazanit” ndihmuan  familjet që kanë nevojë për mbështetjen e kujdesin tonë. Pejgamberia.s.  ka thënë: “Kush i del në ndihmë vëllait tij, atij do t’i dalë në ndihmë Allahu i Madhërishëm.

Dega e shoqatës Bereqeti ne Gjilan  gjatë kësaj kohe ka ndihmuar me qindra familje nevojtare nëpër çdo cep të komunës tonë përfshi këtu edhe komunitetet  pakicë pa asnjë përjashtim.

 Ne si popull gjatë historisë kemi dëshmuar se  solidaritetin e bamirësinë e kemi  të kultivuar  ndër breza saqë  ky solidaritet është kthyer në virtyt, dhe fal këtij virtyti, si komb  kemi arritur të përballojmë shumë vështirësi e furtuna.

Duke i dhënë  lamtumirën dhe duke u përshëndetur me muajin e bekuar të ramazanit , besojmë fuqishëm se Mëshira dhe begatitë e Zotit ne këtë muaj  e veçanërisht vet agjërimi si ibadet e shtyllë e islamit na kane bere neve më të devotshëm , me te ndjeshëmpër njeri tjetrine me solidare e me bujare.

Te dashur besimtare,

Kemi shpresuar shumë se namazin e bajramit do ta falim s bashku , por ja që kushtet  për hapje të xhamive akoma nuk janë pjekur.

 Ne si besimtarë  kemi për obligim të tregohemi të kujdesëshëm e të disiplinuar dhe ti përmbahemi udhëzimeve dhe rekomandimeve tona institucionale për formimin e të cilave, bashkë si komb  kemi luftuar e kemi derdhur gjak.

Lutemi qe Zoti i gjithëfuqishëm të ketë mëshiruar gjithë ata që kanë ndërruar jete nga virusi covid 19 , gjersa për te infektuarit lutemi qe te gjejnë shërim sa me shpejtë.

Te nderuar qytetare ,

Besoj se edhe  festen e bajramit do ta kalojmë si më mirë me familjarët tanë ne ambientet e shtëpisë ,  sikur edhe kemi pritur dhe po e përcjellim  muajin e bekuar te  ramazanit .

Ju lutem mos te lejojmë qe ne fund te kësaj beteje me virusin covid 19 të pësojmë dhe te kemi rritje të të infektuarve si pasoje e mosrespektimit te udhëzimeve te eksperteve tanë . Shtëpitë tona na mjaftojnë qe te krijojmë atmosfere festive e ti mbushim megëzimin e bajramit.

Ne fund lusim Allahun qe te pranoj te gjitha ibadetet tona , agjërimin , duatë , sadaken e zekatin qe kemi dhënëvetëmpër emrin e Tij. Gëzuar e përhajr na qoftë tëgjithëve festa e fitër bajramit.