Me emrin e Allahut Meshiruesit , Meshireberesit, Mëshirëplotit.


Lavdi e falënderimi i takon Zotit fuqiplotë, Atë e madhërojmë dhe vetëm Atij i përgjërohemi për falje e pendim, Salavatet e selamet tona qofshin për më të mirin e njerëzimit, Muhamed Mustafanë, familjen e tij të pastër  shokët e tij Besnik dhe mbi gjithë pasuesit e rrugës së tijë të drejtë.

Të dashur besimtarë

Qytetarë të nderuar të Gjilanit

Ju vëllezër e motra

Sonte është natë e madhe, nata e Ramazanit që edhe prakëtikisht besimtarët musliman nisin fillimin e muajit të madhëruar të Ramazanit.
Kam nderin dhe privilegjin e madh  që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan të uroj dhe përhajroj  të gjithë besimtarët me  ardhjen e muajit të Ramazanit, duke e lutur Zotin fuqiplotë që ky muaji i bekuar të sjellë në mesin tonë qetësinë e rehatinë e duhur shpirtërore për ta kryer agjërimin me devotshmëri  më të lartë.

Muaji i ramazanit është muaji i mirësive të shumta ibadetit e mëshirës , është muaj i  solidaritetit  e ndihmës  e mbi të gjitha është muaji i Kuranit.

Allahu i Lartësuar thotë:

E Kush e përjeton prej jush këtë muaj, le ta agjërojë

Të dashur besimtarë

Ne si besimtarë që jemi besojmë thellë, dhe njohim Kaderin e Zotit dhe jemi të pregaditur shpirtërisht që të përballemi me këtë fatëkeqsi, me ndjesi maksimale por edhe me qetësin e duhur, pa frikë, pa ankth, pa stres.
Mbështetja në Zotin largon frigën, ofron siguri e optimizem për besimtarët. 
Për dallim nga e kaluara,  këtë Ramazan po e presim në kushte jo normale për  shkak të pandemisë globale  ndaj  të cilës nuk ka qenë imune as vendi ynë , porse ne si besimtarë myslimanë që jemi ,  të mbështetur në besimin e thellë në  Zotin  , me durim , disciplinë e solidaritet me njëri tjetrin jemi të bindur se edhe këtë sfidë do e tejkalojmë me sukses, sikur edhe shumë sfida e vështirësi  të mëdha gjatë historisë tonë kombëtare.

Masat e ndërmara për pezullimin e faljes kolektive me xhemat nëpër xhamitë tona nuk kanë qenë fare  të lehta për ne  , mirëpo ne  kemi treguar e dëshmuar qytetari  të lartë  me përmbajtjen  dhe disiplinimin tonë karshi vendimeve të organeve kompetente  shtetërore por edhe fetare,  gjithnjë duke pasur në hatër  shëndetin tonë dhe mbrojtjen e popullatës tonë nga kjo pandemi.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan gjatë kësaj periudhe të vështirë për vendin tonë   sikur edhe gjithherë  ka qenë  e  angazhuar maksimalisht të ndihmoj  institucionet  e vendit  në këtë kohë krize , dhe ti dalë në ndihmë të  gjithë nevojtarëve e skamnorëve në komunën tonë, dhe  kështu do vazhdojmë edhe në të ardhmen ngase këtë e kemi obligim njerëzor, fetar e moral.

Me këtë rast ftoj të gjithë besimtarët tanë  që gjatë këtij muaji të bekuar të ramazanit të jenë më solidarë, më të afërt  dhe më të vëmendshëm ndaj atyre që kanë vështirësi socio ekonomike .

Në fund Lusim Allahun e madhërishëm qe ky muaj i bekuar i Ramazanit  të sjellë  begati e bereqet në mesin tonë, në familjet tona dhe mbi  vendin tonë.

Edhe njëherë urime e me hajr na qoftë  Ramazani.